Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria/ Turizmi vrasës dhe vjedhës 

2016/08/04 at 12:40 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria/ Turizmi vrasës dhe vjedhës 

Nga Daniela Kostandini


Më është dhënë disa herë mundësia që të marr pjesë ne Panairet Ndërkombëtarë të Turizmit. Detyra ime ishte të pasqyroja gjithçka që ofronte pavioni shqiptar për të huajt. Berlin, Londër, Milano, ndër panairet më të mëdhenj të Europës, ku është privilegj të marrësh pjesë e të shohësh sesi sa shumë njerëz, por edhe përfaqësues të kompanive turistike interesoheshin për turizmin shqiptar. Por, a do te doja sërish të isha pjesë e një panairi tjetër sot? Sinqerisht për ta vizituar PO, por JO për të parë shtirjen e ofertës turistike shqiptare.
A po e zhvillon dot Shqipëria turizmin? A kemi ne kapacitete për të pritur dhe joshur turistët e huaj? Çfarë i ofrojmë në të vërtetë?
Ne krenohemi me turizmin e detit dhe diellit, të mira që natyra na i fali. Po ne shqiptarët si kontribojmë? A kemi një ofertë te vërtetë turistike dhe cilat janë problemet që e shoqërojnë atë?
Ngjarja e Himarës tregoi se oferta jonë turistike për të huajt, fatkeqësisht është edhe vdekja. I gjori turist i huaj lahej në det pranë Livadhit, me siguri që as ishte vënë në dijeni për rrezikun që do i kanosej nga skafet!
Por, ja që një kriminel mbi skaf i mori jetën. A ka faj vetëm monstra mbi atë skaf për atë që ndodhi? Absolutisht, Jo! Sikur forcat e rendit, rojet bregetare apo përgjegjësit për sigurinë në plazhe të bënin siç duhet punën për të cilën paguhen dhe tu vendosnin kufirin tek thana vrasësve mbi skafe, turisti nga Rusia, do të ishte shëndoshë e mirë sëbashku me familjarët duke u larë përsëri në ujrat e Jonit!
E kot të thuash që Shqipëria ofron turizëm përsëmbari! Kjo është si të gënjesh veten e të tallesh me të tjerët. Problemet janë të mëdha në këtë sektor, që duhej të gjenerontë të ardhura të mëdha për vendin. Por që në fakt prodhon vazhdimisht tragjedi dhe jo vetëm. Prej vitesh në rrjetet sociale, e më pas në mediat online publikohen faturat tejet të kripura të vakteve që konsumohen në zonën e Bregut. Të gjithë e kemi parë vjedhjen e pafytyrë që i bëhet pushuesve në raportin e vlerës dhe konsumit. Një zhvatje financire, përballë së cilës edhe hajdutët e rëndomtë nëpër autobusë do të dorëzoheshin! Paguan dy kokrra veze sikur te ishin prej floriri. Për të mos folur pastaj për çudira të tjera që lidhen me çmimet absurde të strukturave akomoduese.
Ndotja, është një tjetër problem. Ajo e plazheve po e po, por edhe ajo e ujit! Cilido ka qënë në jug, në plazhet e bregut, do e ketë vërë re që rreth mesditës, në mos pak më herët, deti pushtohet nga papastërti. Janë fekalet që kroçierat i hedhin në ujrat tanë detarë. E kanë më të lehtë dhe me leverdi kështu, se sa të shkarkohen ne porte, ku detyrimisht për shërbimin duhet të paguajnë. Gjejnë rrugën më të shkurtër, kursejnë paratë dhe detin tonë e përdorin si kosh mbeturinash. E bëjnë sepse ne, Shqipëria, nuk ka kapacitete për gjurmim të kroçierave. Bejnë si të duan në një vend që nuk është çudi ta konsiderojnë si të botës së tretë dhe pa Zot.
Thënë këto fjalë, i rikthehem edhe njëherë pyetjes nëse ofron Shqipëria turizëm.
Në fakt , gjithë këto andralla e vendosin turizmin tonë në gijotinë. Të shkosh me mendimin “më mirë një vezë sot, se nje pulë mot”, tregon në perfeksion mungesën e vizionit për zhvillim të qëndrueshëm, tërheqës dhe afatgjatë të turizmit. Nëse sipërmarrësit nga injoranca apo nga grykësia, me vetëdije shkatërrojnë gjithçka, është detyrë e shtetit t’i  ndalojë dhe edukojë. Por po ashtu, deri atëherë është detyrë e institucioneve, por edhe mediave të pasqyrojnë të vëretat (ndonëse shpesh të dhimbshme) të turizmit tonë, që qytetarët të jenë të mirëinformuar përpara se të zgjedhin se ku do pushojne, qofshin shqiptarë apo të huaj.
Etiketa: Daniela KostandiniTurizmivrases


Ju sugjerojmë

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
Sport

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

25 Qershor, 2026 9:25 am
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

25 Qershor, 2026 9:18 am
Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima
Bota

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

25 Qershor, 2026 9:16 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
Para
Nishani reagon ndaj Bushatit: S’njeh Presidentin

Nishani: Duam të shohim para ligjit politikanët e korruptuar

Foto në brendësi/E dhimbshme: gruaja nuk mbetej shtatzënë, burri i pret duart 

Foto në brendësi/E dhimbshme: gruaja nuk mbetej shtatzënë, burri i pret duart 

Paditet Chris Brown, ja motivi

Paditet Chris Brown, ja motivi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
25 Qershor, 2026

Ylli brazilian, Neymar, bëri një rikthim emocionues me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë...

Lexo më shumë

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
25 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar...

Lexo më shumë

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima
25 Qershor, 2026

32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja...

Lexo më shumë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
25 Qershor, 2026

Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, në Sauk nga ushqimi. Mësohet se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}