Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të madhe në Serbi, duke mundur Kombëtaren vendase me rezultatin 0-1.
Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë të Kombëtares shqiptare anembanë botës, të cilët u “mbërthyen”para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi.
Shqipëria tashmë mban vendin e dytë me 11 pikë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak.
Sfida e sotme Serbi-Shqipëri ishte vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror. Fitorja e sotme bën që ëndrra e Shqipërisë të vijojë.
Sjellim në vëmendje se gjatë ndeshjes së sotme, kishte thirrje të shumta raciste kundër shqiptarëve nga tifozeria serbe, si dhe thirrje në kor ‘Kosova është Serbi’.