Shqipëria luan sot ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit 2026.
Ekipi në dispozicion të Sylvinho-s është i plotë.
Sipas tvklan, mësohet se trajneri do t’i vendosë pak më vonë zgjedhjet e tij.
Ndaj Andorrës, kuqezinjtë hyjnë favoritë. Humbja e fundit me ta rezulton para 20 vitesh ndërsa kryesisht Shqipëria e ka mbyllur me fitore.
Ndërkohë për tifozët, FSHF ka vendosur në dispozicion një pikë fizike për biletat.
“Ne vendosëm nga dje që FSHF ka hapur një pikë fizike këtu dhe të gjithë tifozët që janë të interesuar për të ndjekur ndeshjen mund ta blejnë këtu. Që po flasin janë 18 mijë bileta të shitura. Ata që duan të shohin ndeshjen ka ende kohë”, tha Drejtori i Komunikimit në FSHF, Fatjon Kodra.
Tv Klan