Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria s’ka qenë kurrë e sinqertë me Kosovën

2018/03/29 at 9:38 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria s’ka qenë kurrë e sinqertë me Kosovën

Ben Andoni


Jemi dy vende, me gati përbërje popullsie të njëjtë, me histori deri diku të ngjashme, por gjithmonë e më shumë larg me njëra-tjetrën. Për ta afruar këtë realitet ka takime qeverie, konferenca dhe punë burokratësh, por dy njësitë gjithnjë shtyhen kundrejt vetes. Ka shumë arsye, por në mënyrë të thjeshtë mund të rendisim pak syresh.

Shqipëria me Kosovën e ka shumë të vështirë të bashkëpunojnë, sepse shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë Kosovën si pjesë të natyrshme të Shqipërisë. Në historinë e tyre moderne, Kosova ka qenë nën autoritetin administrativ shqiptar në kohën e fashizmit, porse koha e pakët e bashkëpunimit, diferencat e thella të mënyrave të jetesës, kulturës dhe predispozitës nuk është se lanë aq gjurmë. Përjashtim bëri iniciativa e ish-Ministrit shqiptar të Arsimit Ernest Koliqi që dërgoi në Kosovë shumë arsimtarë nga Shqipëria, një pjesë e të cilëve edhe mbetën në vend. Sa i përket disa dhjetëra komunistëve, që u çuan nga Tirana zyrtare, ata nuk mundën të përcillnin dot më shumë sesa ideologjinë dhe përpjekjen që Kosova t’i dedikohej më shumë antifashizmit dhe ku ta dish, në të ardhmen t’i bashkohej Shqipërisë. Kjo nuk funksionoi ashtu si nuk funksionoi vetë komunizmi alla shqiptar në Kosovë. Ndërkohë përfshirja e njësive kosovare dhe e ministrave të saj në qeveritë kuislinge shqiptare ka qenë e hidhur. Më e hidhur akoma kujtesa që lanë ata.

 

Nga ana tjetër, veç episodeve, Kosova ka qenë e pareshtur sa i përket kontributit patriotik ndaj Shqipërisë. Jo vetëm individualisht, por një grup i madh luftëtarësh kanë qenë të përfshirë në historinë e vendit tonë, si edhe janë flijuar për Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një idil që ka mbajtur ëndrrat e njerëzve në kohë të ndryshme në Kosovë, kurse prosperiteti i saj i imagjinuar kulturor-ekonomik ishte një ëndërr për kosovarët për të ardhmen e tyre në një mundësi hipotetike. Vetëm se kur e kanë prekur këtë realitet shikimi i kosovarëve ka qenë gati patologjik. Lufta më e madhe e brendshme e jo pak individëve mbeti përkthimi i këtij realiteti të zymtë në vendin e tyre. Një pjesë jo e vogël e njerëzve të rezistencës së vërtetë kosovare kundër Titos, Rankoviçit dhe pastaj Millosheviçit janë ushqyer nga Shqipëria, moralisht, ideologjikisht, madje ka evidenca dhe financiarisht. Ky është ende një lëmi ku do të duhet të punojnë në të ardhmen historianët kur të fashitet pak zelli nacionalist.

Por të kthehemi në argumentin bazë: Shqipëria kurrë se ka parë Kosovën si qendër kulturore. Që do të thotë, shumë individëve u ka pëlqyer që i kanë botuar autorët e këtej kufirit, që i nderojnë, porse kurrë nuk e kanë vlerësuar poezinë, prozën, dramën, pikturën dhe skulpturën kosovare në lartësitë që i takon. Sot e kësaj dite, kultura kosovare nuk llogaritet në sistemet e kulturës shqiptare, pothuaj ata si janë art i huaj për ne. Kur neve na duhet të shpallim elementët modernistë të kulturës në disiplina të ndryshme, që në Kosovë kanë qenë organikisht, neve nuk i pranojmë si tonat. Për letërsinë dhe artin kosovar ne flasim njësoj si për vendet e tjera të Ballkanit.

Në ditët tona, Shqipëria i ka vendosur barriera vazhdimisht nga ana ekonomike, kurse kuota e fundit e pagesës në Udhën e Kombit është gati vrastare. Aq e fortë sa e bëri Haradinajn kryeministrin kosovar të apelonte dhe t’ia thoshte hapur zotit Rama se duhet ta mirëmbante më parë rrugën dhe pastaj të kërkonte këtë tarifë.

Sa i përket politikës, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë një faktor, që mund të thuhet se ka fashitur problematika në Kosovë, kurse përfaqësimi ynë diplomatik dhe anasjelltas shpesh ka qenë shumë i dobët. Megjithatë, edhe në pak raste, janë vlerësuar ndërhyrjet e Shqipërisë dhe artikulimi i çështjes së Kosovës para Beogradit. Ndërkohë nga deklaratat e shumë deputetëve në Kosovë, kuptohet gjithnjë e më shumë se politika shqiptare nuk honepset në Kosovë për nivelin e ulët, ashtu si ajo kosovare gati përçmohet në Tiranë.

Problemet shtyhen në arsim dhe kontributet e përbashkëta që megjithëse ekzistojnë marrëveshje, ato duket se nuk funksionojnë, pasi elementi kryesor gjuha standarde është e panegociueshme për Shqiptarët e Shqipërisë ndërsa shpërfillet natyrshëm dhe nuk kultivohet në Kosovë.

Mbi të gjitha, Shqipëria s’ka qenë kurrë e sinqertë me Kosovën. I premtoi me bujë se do “t’i dhuronte” portin e Shëngjinit dhe kjo nuk u bë asnjëherë dhe me sa duket zvarritje do ketë dhe atributet që duan t’i japin Portit të Durrësit. Mbi të gjitha, me morinë e mbledhjeve që bënë dy qeveritë respektive duket se i kanë shtyrë më larg vendet e tyre, shumë më larg sesa ishin në kohët e para kur Kosova filloi edhe zyrtarisht mëvetësinë e saj. E mbi të gjitha fare, mënyra e jetesës së kosovarëve dhe ajo e shqiptarëve është krejt e kundërt dhe për fat të keq nuk po afrohet, sepse janë një grup maskarenjsh që nuk e duan dhe ta inkurajojnë tregun e përbashkët, që pengojnë integrimet dhe kanë përcjellë këtë imazh jo të mirë. Me pak fjalë: Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari. /Homo Albanicus – Gazeta Shqiptare/

Etiketa: Ben Andonikosovashqiperia


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Nga pantallonat e verdha të Artan Hoxhës tek xhaketa e kuqe e Mustafa Nanos; kush spikati nga të ftuarat në “Opinion”?

VideoLajm/ Alibeaj: Ja lidhja e përgjimeve të Habilajve me ish-ministrin Tahiri

Video/ Bëhen gati për ‘përgjimet e Tahirit’, ja si sillen të ftuarit pas kamerave!

Video/ Bëhen gati për 'përgjimet e Tahirit', ja si sillen të ftuarit pas kamerave!

VideoLajm/ Manjani: Kanabizimi i vendit, ishte projekt politik dhe ekonomik i Edi Ramës

VideoLajm/ Manjani: Kanabizimi i vendit, ishte projekt politik dhe ekonomik i Edi Ramës
















TE FUNDIT

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com