Listës së zezë të personave që qeveria shqiptare i shpall të padëshirueshëm i është shtuar edhe emri i ish kryeministrin afgan të viteve 1996-1997 Gulbuddin Hekmatyar.
Një vendim i tillë është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë. Personi në fjalë është aktualisht 69 vjeç dhe i ndalohet hyrja në Shqipëri apo çdo lloj investimi apo transaksioni monetar.
Ky emër sipas vendimit ka lidhje me Al Kaedën organizatën terroriste të cilësuar si e tillë dhe nga Kombet e Bashkuara.