Shqipëria është vendi i gjashtë në botë për përkeqësimin e gjendjes së pastrimit të parave shkruan ish-deputeti Agron Shehaj duke iu referuar të dhënave të fundit të Indeksit Kundër Pastrimit të Parave.
Në raportin e Institutit të Qeverisjes së Bazelit që ka publikuar Shehaj, Shqipëria renditet mes 40 vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë.
“Pastrimi i parave, përveçse po dobëson shumë Euron dhe po shkatërron investimet e huaja, eksportet dhe turizmin” – shkruan Shehaj – “tashmë është kthyer në problem të rëndësishëm për besueshmërinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike dhe imazhin tregtar të vendit”.
Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike transaksionet me origjinë Shqipërinë i nënshtrohen një mbikëqyrjeje të rreptë duke krijuar kosto shtesë për subjektet. Ai shton se si pasojë e pastrimit të parave transaksionet e bankave shqiptare në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar klasifikohen me risk të lartë dhe kjo gjë rrezikon sipas tij të na izolojë ekonomikisht nga bota.
Indeksi i Bazelit AML mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit një vend duke përdorur të dhëna nga burime publike, siç janë Task Forca e Kontrollit Financiar (FATF), Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror. /Opinion.al