Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, 80% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç

2016/10/18 at 7:57 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, 80% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç

Rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar…

Shqipëria ndodhet përballë një emergjence ku të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, duke sinjalizuar një situatë alarmi në të ardhmen e afërt për forcën e punës, shtesën natyrore të popullsisë dhe të ardhurat për arkën e pensioneve.

Sipas Peë Research Center, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE me 2015, shihet një tendencë e lartë e të rinjve për të emigruar. Qendra kërkimore tregon se 80% e azilkërkuesve shqiptare ishin nën 35 vjeç.

Sipas të dhënave 31 për qind e azilkërkuesve shqiptare më 2015 ishin femra të moshës 0-34 vjeç, ndërsa 49 % ishim meshkuj të kësaj grup moshe. Shifra tregojnë për një emigracion në masë të familjeve të reja.

Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-17 vjeç zinte 34% të totalit të azilkërkuesve. Në vlerë absolute rezulton se rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar.

Studimi tregon se nga vendet aziatike emigrojnë kryesisht meshkujt vetëm, ndërsa nga vendet në zhvillim të Europës ku përfshihet edhe Shqipëria emigrojnë përgjithësisht familjet.

Të dhënat sugjerojnë se azilkërkuesit nga vende si Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje.

Përqindja e të miturve të pashoqëruar në mesin e të gjithë azilkërkuesve në Evropë arriti afërsisht 7% të të gjithë azilkërkuesve më 2015.

Në projeksionet afatgjata të popullsisë shqiptare, INSTAT parashikonte sipas të gjithë skenarëve që emigracioni të ishte 100-300 mijë persona deri më 2030. Mirëpo ky fenomen u përkeqësua në vitin e fundit, duke kaluar edhe parashikimet më pesimiste.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në rreth 67 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.

Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 67 mijë.

Rritja e numrit të të ikurve në 2015-n pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri./Monitor

Etiketa: azilanteshqiptarete rinj

Ju sugjerojmë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

6 Tetor, 2025 11:14 pm
Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
-U tha në Opinion

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

6 Tetor, 2025 11:01 pm
Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
-U tha në Opinion

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

6 Tetor, 2025 10:45 pm
Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…

6 Tetor, 2025 10:23 pm
PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin
Aktualitet

PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin

6 Tetor, 2025 9:51 pm
Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…
Aktualitet

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…

6 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik
Politikë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik

6 Tetor, 2025 9:40 pm
Humbja ndaj Tiranës, Partizani shkarkon trajnerin serb
Sport

Humbja ndaj Tiranës, Partizani shkarkon trajnerin serb

6 Tetor, 2025 9:14 pm
Me shpejtësi tej normave, 76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore në rrugën Lushnje-Plug
Kronikë

Aksident në rrugën Mamurras-Milot, humb jetën një person

6 Tetor, 2025 9:10 pm
Para
Përdhunohet një femër në ambientin e Parlamentit të Anglisë

Përdhunohet një femër në ambientin e Parlamentit të Anglisë

Foto story/ Brukseli në shtetrrethim, çfarë po ndodh në kryeqytetin belg?

Belgjikë/ Merr fund pengmarrja brenda supermarketit, arrestohet autori

Kjo është kënga më e vjetër në botë…

Kjo është kënga më e vjetër në botë...

TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
6 Tetor, 2025

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
6 Tetor, 2025

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra...

Lexo më shumë

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
6 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si është futur arma në sallën...

Lexo më shumë

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
6 Tetor, 2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë  Elvis Shkambi tronditi opinion publik. Autori i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com