Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

2025/08/20 at 3:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

Pas disa ditë intensive “lufte” me zjarret në vend, situata ka ardhur në përmirësim.


Sakaq, flakët lanë pas dëme të shumta.

Bëhet fjalë për djegie shtëpish, kafshësh dhe kultura bujqësore.

Situata më kritike ka qenë në Skënderbegas, ku siç duket dhe nga pamjet duket një peisazh tashmë “i pajetë”, pasi flakët kanë përpirë çfarë kanë gjetur para.

“Mbi 200 krerë janë groposur. Po ashtu edhe lopë, mbi 10 të tilla janë groposur, pasi kanë qenë të djegura plotësisht”, raporton gazetarja Ermelinda Hoxha nga Skënderbegasi.

Një pjesë e madhe e dëmtimeve është dhe tek bimët mjekësore të kësaj zone, siç është livando.

“Ka pasur hektarë të tërë të livandos që janë djegur. Ato janë një prej bimëve medicinale që eksportohen më së shumti jashtë vendit”, shton më tej gazetarja.

Në qarkun Gjirokastër, dëmet kanë qenë të konsiderueshme, duke kujtuar flakët masive që përfshinë Delvinën.

Gazetarja, Dorina Muhaj, sqaron se dëmet më të mëdha kanë qenë në kullota dhe shkurre. Flakët sakaq nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, siç janë dy kishat në këtë qark.

“Nuk ka pasur dëme në banesa, ka pasur dëme në kullota, në shkurre. Në Delvinë, e gjithë kurora e qytetit është shkrumbuar totalisht nga pemët. Kemi dy kisha të dëmtuara. Kemi 29 banesa të djegura, 11 prej tyre kanë marrë dëmtime në themele, çka do të thotë se do të bëhen nga e para”, raporton gazetarja Muhaj.

Në Vlorë, problem mbetet fusha e mbetjeve, e cila ka dëmtuar cilësinë e ajrit për shkak të tymit toksik të saj.

“Vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë mbetet ende problematike. Ai është përfshirë nga flakët gjashtë herë brenda sezonit veror. Situata ka qenë alarmante për të gjithë qytetin, kjo për shkak se sipërfaqja e mbeturinave të djegura është përkthyer në një tym toksik në të gjithë qytetin”, raporton gazetarja Greta Haskaj.

Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar AKMC, Klajdi Nikolla, u shpreh për Klan News se situata aktualisht mbetet nën kontrollin e forcave të posaçme, por rreziku ende mbetet konsiderueshëm i lartë.

“Aktualisht, situata është nën monitorim total. Çdo gjë është nën kontroll. Patjetër alerta dhe risku nuk kanë rënë, duke qenë se jemi në sezonin e gushtit dhe temperaturat vazhdojnë ngelen të larta. Moti dhe parashikimi nuk janë asnjëherë 100% të sigurta, pasi moti mund të ndryshojë nga momenti në moment. Strukturat janë të alertuara maksimalisht”, tha Nikolla.

Të gjitha këto, padyshim që janë një humbje e madhe për të gjithë banorët e këtyre zonave, pasi kanë parë që mundi i një jete është përpirë nga flakët, pa pasur mundësi të ndihmojnë sadopak në shpëtimin e tyre.

Por pavarësisht dëmeve, Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim më herët se do të ketë kompensime për të gjitha dëmtimet e shkaktuara nga flakët.

Do të jenë bashkitë e prekura të cilat do të bëjnë vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarrët. Kjo procedurë do të nisë me Grupin e Konstatimit, që do të kryejë inventarizimin e dëmeve, të ngritur me urdhër të kryetarit të bashkisë.

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës, dhe pas vlerësimit financiar, çdo bashki përcakton koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

Kujtojmë se kryeministri ka deklaruar se nga 207 banesat e dëmtuara nga zjarri, 40 prej tyre do të rindërtohen nga e para nga buxheti i shtetit, pasi janë shkrumbuar totalisht.

Kompensim do të ketë për të gjitha bagëtitë dhe gjethët e ngordhur në zonat e djegura, 3 mijë e 619 krerë të evidentuar nga inventari i deritanishëm.

Për të gjithë zjarrfikësit dhe forcat e tjera të angazhuara në fikjen e zjarreve, veç mirënjohjes, kryeministri premtoi edhe bonus financiar.

Sipas kryeministrit, janë angazhuar 368 zjarrfikës dhe 635 mjete të tjera mbështetëse, ndërsa 12 avionë dhe helikopterë nga shtetet fqinje, por edhe Suedia e Emiratet, iu kanë ardhur në ndihmë ekipeve shqiptare të emergjencave.

Me emër të përveçëm falënderoi homologun grek, që pavarësisht se edhe vendi i tij ka një situatë të vështirë, solli dy avionë “Canadair”.

Kryeministri premtoi se do të ketë rishikim të Kodit Penal për zjarrvënien./tvklan



Ju sugjerojmë

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
Aktualitet

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

10 Nëntor, 2025 11:36 am
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët
Kryesore

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët

10 Nëntor, 2025 11:09 am
Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
Kryesore

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

10 Nëntor, 2025 8:16 am
“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Para
“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon
















TE FUNDIT

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
10 Nëntor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët
10 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të...

Lexo më shumë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
10 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë

Zgjedhjet, PS fiton të 5-ta bashkitë
10 Nëntor, 2025

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale. Me një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com