Pensionisti A: Mirë se erdhe në Shqipëri, kjo është parajsa e pensionistëve italianë .
Gazetarja: Atje është Durrësi.
Pensionisti A: Në fund mund të shikoni Durrësin me portin e tij.
Gazetarja: Një pjesë e jetës është afër detit.
Pensionisti A: Gjithë vitit jemi me pushime.
Kjo është pak nga biseda e parë e reportazhit të ralizuar në Shqipëri mes Carmine IampietroI i cili është kreu i Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri dhe gazetaren e emisionit “È sempre Cartabianca”.
Reportazhi nënvizon faktin se shumë pensionistë italianë po gjejnë në Shqipëri një copëz parajse.
Gazetarja: Pse është kaq e përshtatshme për të jetuar këtu?
Pensionist A: Ka një konventë dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë e cila thotë se nëse un zhvendos vendbanimin këtu Italia është e detyruar të më japë pensionin bruto.
Gazetarja: Sa ditë duhet të qëndrosh?
Pensionisti A: Mesatarisht 6 muaj në vit.
Gazetarja: Sa është pensioni bruto
Pensionisti A: 1500 Euro.
Gazetarja: Neto sa ishte?
Pensionisti A: 1150.
Një tjetër pensioniste e cila ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri thotë se përveçse një jetë cilësore ajo mund edhe të kursejë shumë para.
“Duke bërë disa llogari, këtu mund të kursejmë deri në 25 mijë Euro në vit. Në Itali është e pamundur. Nëse do ja dilnim të kursenim pesë mijë, do të ishte një mrekulli. Faleminderit Shqipëri.”
Sipas reportazhit të TGCOM, në Shqipëri përveç se mund të gjesh ushqim të mirë dhe të lirë, mund të relaksohesh në spa, mund të kalosh kohë në zumba dhe të gjitha këto vijnë me një kosto të ulët.
Pensionisti A: Vetëm ata që kanë shumë para mund t’ja lejojnë vetes të kenë një jetë të tillë. Ka një saunë, ka banja turke, ka një qendër masazhi. Një pensionist mund të shpenzojë 30 Euro në ditë dhe mund të qëndrojë sa kohë ai dëshiron.
Pensionisti A: Tani ju përshendes dhe po shkoj të ndërrohem.
Jo vetëm kostoja, por edhe cilësia e jetesës, ka bërë që të moshuarit italianë të zgjedhin Shqipërinë. Sipas reportazhit në Shqipëri, në fakt, kostoja e mallrave dhe e shërbimeve është shumë më e ulët.
Një pjatë spageti me fruta deti kushton 7 Euro e gjysëm, ndërsa një friturë kushton më pak se 10 Euro .
Pas pandemisë së koronavirusit rreth 2 mijë pensionistë janë zhvendosur nga Italia për në Shqipëri.
Klan News