Sociale

Shqipëria, një ndër 10 vendet me më shumë azilkërkues


               Publikuar në : 16:32 - 24/06/19 |
geliano fataj

Shqiptarët vazhdojnë të renditen mes dhjetë vendeve nga kanë ardhur më shumë azilkërkues për vitin 2018, thuhet në raportin vjetor të Agjencisë Evropiane për Monitorimin e Kërkesave të Azilit në BE, Zvicër dhe Norvegji.

Shqipëria zë vendin e nëntë me mbi 22 mijë aplikime për azil, para Venezuelës dhe pas Gjeorgjisë.Megjithatë numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka rënë në krahasim me vitin 2017, kur ky numër ishte mbi 26 mijë.

Kërkesat e shqiptarëve janë kryesisht në Francë. Numri i madh i azilkërkuesve nga Shqipëria shpesh është parë si një nga arsyet, pse Franca ka qëndrim të ashpër sa i përket çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë./ Opinion.al

Pas