Shqipëria është ngjitur me tre pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor.
Fitoret e arritura në takimin për kualifikueset e Euro 2024 kundër Çekisë të fituar 3-0 dhe triumfi në miqësore më pas kundër Bullgarisë 2-0 kanë ndikuar në ngjitjen në vend të 59 të Kombëtares Shqiptare të Futbollit të drejtuar nga Silvinjo.
Shqipëria kryeson Grupin E me 13 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura. Çekia e vendit të dytë ka zbritur me 4 pozicione në renditje krahasuar me muajin shtator, pas humbjes në Tiranë.
Në treshen më të mirë të botës nuk ka ndryshime. Argjentina vazhdon që të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca në vend të dytë dhe Brazili në vend të tretë.