Gjatë ditës së sotme në vendin tonë vijojnë të jenë prezente masat ajrore me origjinë afrikane duke diktuar mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore.Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Sipas MeteoAlb,temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./Opinion.al