Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në vend të dytë për dëbimet nga Gjermania

2022/02/10 at 9:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në vend të dytë për dëbimet nga Gjermania

Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz, se vitin e parë të pandemisë, por dukshëm më pak se vitet e kaluara. Shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë.

Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin e kaluar (10.800 vetë), kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e Coronës, por shumë më pak se vitet e kaluara. Për krahasim në vitin 2019, Gjermania dëboi 22.100 vetë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas njoftimit të Ministrisë Federale shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. 1.116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji, dhe 908 vetë në Shqipëri. Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime. Rreth 400 vetë janë dëbuar në këto dy vende vitin e kaluar. Tek vendet e destinacionit për dëbime edhe vitin e kaluar u renditën Serbia, Pakistani, Moldavia dhe Rumania.

Gjermania prej vitesh nuk dëbon më njerëz në Siri, nga vera e kaluar u ndalën dëbimet në Afganistan, por vitin e kaluar në 470 raste u dëbuan qytetarë me origjinë nga Siria e pa të drejtë qëndrimi në Gjermani, veçse jo në Siri. Qeveria gjermane ka bërë të ditur, se kthimi i tyre në vendin e origjinës kryhet vetëm vullnetarisht.

Ofensivë kthimesh

Në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane të përbërë nga socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët, thuhet se “ne fillojmë një ofensivë të kthimeve, për të zbatuar me konsekuencë largimin nga Gjermania, veçanërisht dëbimin e kriminelëve dhe personave të rrezikshëm”. Sipas vullnetit të partive të koalicionit duhet që me vendet e origjinës të nënshkruhen marrëveshje migracioni ne vende të rëndësishme origjine. Qeveria gjermane planifikon të ketë edhe një të ngarkuar për këtë, por ende nuk është vendosur se në cilën ministri do të vendoset ky post./ DW

Etiketa: debimeemigranteeuropagjermanishqiperia

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
Bota

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

28 Dhjetor, 2025 5:52 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

28 Dhjetor, 2025 5:42 pm
New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Bota

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

28 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
Bota

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

28 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Para
Stërvitje ushtarake Rusi-Bjellorusi, reagon Ukraina

Stërvitje ushtarake Rusi-Bjellorusi, reagon Ukraina

Vota për vettingun në shkëmbim me dy reformat e kërkuara nga Basha?

Vota për vettingun në shkëmbim me dy reformat e kërkuara nga Basha?

PD pro zgjatjes së vettingut, por me dy kushte. Çfarë iu tha Basha deputetëve?

PD pro zgjatjes së vettingut, por me dy kushte. Çfarë iu tha Basha deputetëve?

TE FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
28 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme. Po ashtu mësohet se ata...

Lexo më shumë

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
28 Dhjetor, 2025

Polonia do të investojë mbi dy milionë euro për ndërtimin e një sistemi të ri anti-dron përgjatë kufirit të saj...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Dhjetor, 2025

Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen....

Lexo më shumë

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
28 Dhjetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, dhe mos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com