Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në pushtetin e flakëve, ja qarqet më të rrezikuara

2025/07/26 at 2:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqipëria në pushtetin e flakëve, ja qarqet më të rrezikuara

Situata e zjarreve në territorin e Shqipërisë mbetet shqetësuese, me 26 vatra të evidentuara deri në orën 13:00 të kësaj të shtune, 26 korrik. Prej tyre, 17 janë aktive ndërsa 9 të tjera po mbahen në monitorim nga autoritetet. Zjarret janë përhapur në disa qarqe të vendit, duke përfshirë zonat malore, pyjore dhe kullosore, ndërkohë që struktura të ndryshme janë angazhuar në përpjekjet për t’i vënë ato nën kontroll.


Forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, autoritetet vendore dhe vullnetarë po punojnë në terrene shpesh të vështira dhe me erë të fortë, që ndihmon përhapjen e flakëve. Në disa zona është kërkuar ndërhyrje nga ajri, për shkak të intensitetit dhe rrezikshmërisë së lartë. Aktualisht nuk raportohen viktima, por janë evidentuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe kullosore, ndërsa në disa raste, flakët janë afruar pranë zonave të banuara.

Qarku Dibër, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Kukës dhe zona të tjera po përballen me vatra të shumta zjarri, disa prej të cilave të shtrira në territor të gjerë dhe me potencial për përhapje të mëtejshme. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe apelojnë për kujdes të shtuar, ndërsa operacionet për fikjen dhe kontrollin e flakëve vijojnë pa ndërprerje.

Vatrat aktive janë në këto zona:

Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri po zhvillohet në 2 vatra , mbi fshatin Gurë-Lurë dhe në Fushën e Pelave. Ditën e sotme në terren janë angazhuar, 35 forca bashkiake. Situata paraqitet nën kontroll.  Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan. Aktualisht, vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive. Është kërkuar ndihmë nga ajri. Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit raportohet e shuar në territorin e Qarkut Dibër, por ka marrë zhvillim drejt bashkisë Mirditë, në Qarkun Lezhë. Në terren ndodhen 15 forca Bashkiake. Në monitorim. Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e adresuar mbi fshatrat Sofraçan dhe Krajkë të baskisë Bulqizë. Deri tani zjarri ka përshkuar mbi 40 ha. Sot janë angazhuar në operacion 10 forca të bashkisë Bulqizëdhe zjarri po mbahet nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Në monitorim

Qarku Vlorë – Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vazhduar puna ditën e sotme për shuarjen e zjarrit të rënë. Po vijon puna për zjarrin e rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, në kullota. Po vijon operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjetezjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez. Zjarri është nën kontroll dhe janë përshkuar 10 banesa. Aktualisht po operojnë 40 efektivë nga FA. Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Zjarri ka kaluar nga Ploça në drejtim të malit të Smokthinës. Aktualisht vatra është aktive mbi Smokthinë dhe po punojnë për shuarjen e tij 1 mjet zjarrfikës me 4 efektivë. Në monitorim. Në fshatin Sevaster, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Aktivizohet një vatre e re zjarri mbi fshatin Kopacez, Njësia Administrative Vergo në zonë me bimësi të dendur dhe terren tepër të thyer. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Forcat e FA Poshnje janë pranë vendit, por është e pamundur të operoje,si nga era e fortë, por edhe prania e municioneve luftarake. Në vendin e quajtur Markat, bashkia Konispol është aktivizuar një vatër zjarri e ndihmuar nga era. Janë aktivizuar kapacitetet e bashkisë, 1 mjet me 3 efektiv MZSH bashkia Sarandë, 2 mjete me 12 efektivë MZSH BMEC që ndodhen në Palavli.

Qarku Elbasan – Nëzonën e Shmilit, në fshatin Dritas, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ditën e sotme ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit. Në terren po punojnë rreth 36 forca, 20 nga forcat ushtarake, 6 forca zjarrfikse, dhe 10 forca nga bashkia Elbasan. Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd,  kemi 3 vatra zjarri aktive. Zjarri ne pyjet e Gurakuqit, zjarri ne Kostenje dhe zjarri të Guri Muzhaqit, në Orenjë. Po merren masa që në bashkëpunim me kryetaret e fshatrave, sektorin pyjor dhe ndërmarrjen e punëve publike të bashkisë të angazhohen forca për të vepruar në çdo vatër zjarri.  Në zonën mbrapa mali të Lisecit, në zonën e quajtur Bregu, bashkia Gramsh është aktivizuar një vatër zjarri e filluar  që prej mbrëmjes së djeshme. Sot janë aktivizuar 2 mjetet zjarrfikës dhe efektivë. Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit. Terreni  vështirëson punën e forcave.

Qarku Lezhë – Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri, vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e sotme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M (mbaruan operacionin) të cilët kryen 34 rrugë/kova. Nuk ka rrezik për banesat.

Qarku Korçë – Në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec. Në ndihmë të forcave operacionale kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake të FA-së. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll. Vatra për shkak të erës rrezikon të përhapet për shkak se vendi ku është kjo vatër zjarri është e veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e zjarrit.  Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Strelcë, njësia administrative Gorë, bashkia Maliq, e cila vijon në drejtim të veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara  dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.  Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec. Forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.

Qarku Berat – Në fshatin Muzhakë, njësia administrative Çepan, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur, i vështirë për ndërhyrje edhe nga punonjësit e MZSH, por situata është nën kontroll, digjen barishte. Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe në).Në vendngjarje kanë shkuar një grup shërbimi dhe 3 mjete nga MZSH Berat dhe 1 grup shërbimi e një mjet ngaMZSH Dimal, dhe MZSH Mallakastër, si dhe 40 forca të FA-sembështetur edhe nga 1 helikopterët Hungarez H225M. Zjarriështë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa. Në fshatin Lybeshë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga banorët. Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan. Zjarri nën kontroll.

Qarku Gjirokastër – Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Zjarri është në lartësi dhe për momentin nuk rrezikohet fshati Fushëbardhë dhe tuneli. Në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës. Zjarri është në lartësi dhe për momentin nuk rrezikohet fshati Fushëbardhe dhe tuneli. Zjarri është drejt izolimit dhe fikjes. Po përdoren kundrazjarre, pasi era është ne favor. Era fryn nga Jug perëndimi dhe shtyn zjarrin ne drejtim të sipërfaqes së djegur.  Në fshatin Levan, njësia administrative Krahës, bashkia Memaliaj, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet për shuarjen.

Qarku Kukës – Në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e ADZM-së e kanë të vështirë të shuajnë zjarrin. Në këto operacione po marrin pjesë 634 Forcat bashkiake (Mzsh, Pyjore, etj.), 284 forca të FA dhe 36 mjete.



Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë tjetër në orën 22:00

Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes

Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK lëshon 7 masa sigurie
















TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com