Kryesore

Shqipëria në krye të OSBE, Rama: Dialogu, mënyra për të ndërtuar besimin


               Publikuar në : 14:13 - 06/12/19 |
Opi Nion

Shqipëria do të marrë drejtimin e Organizatës së OSBE. Duke folur në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë, kryeministri Edi Rama parashtroi objektivat e Presidencës së Shqipërisë në drejtimin e kësaj organizate, teksa nënvizoi se ky është një hap historik.

Rama tha se fokusi do të mbetet te implementimi bashkarisht i të gjitha politikave për të rritur kredibilitetin e OSBE.

Po ashtu, ai theksoi se lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore do të jetë një tjetër prioritet i OSBE nën presidencën e Shqipërisë.

Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë cështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë treyzë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë.Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat. Puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Do të luftojmë kundër të gjithave atyre që i konsiderojmë kërcënime të përbashkëta,”-tha Rama./ Opinion.al

Pas