Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në flakë/Ministria e Mbrojtjes: 57 vatra zjarri në vend, 29 ende aktive

2025/08/14 at 11:24 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

Pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar.


Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive.

Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra:

Qarku Vlorë

Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse.

Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit. Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore.

Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Po operojnë forcat zjarrfikëse. Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, është shfaqur një vatër zjarri. Po operojnë forcat zjarrfikëse.

Qarku Dibër

Në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, në afërsi të fshatit Val, njësia administrative Martanesh, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në monitorim duke mbajtur këtë vatër nën kontroll.

Ditën e sotme në terren ndodhen 2 forca nga AdZM dhe 5 forca vullnetare. Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri është zhvilluar në disa vatra, por me intensitet të lartë në zonë me pyje, ndihmuar nga era.

Ditën e sotme vazhdon operacioni me 8 forca nga MZSH, 6 forca pyjore, 4 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Berat

Në fshatrat Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Zona e Mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” në zonën e Tërpanit, me origjinë në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan.

Në fshatin Plashnik, për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe erës së fortë u rrezikuan seriozisht banesat në lagjet Totaj, Ziflaj, Serjanaj dhe Beqiraj, ku dje u evakuan 20 banorë. Sot në ndihmë të forcave tokësore shkuan edhe 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe 2 helikopterët që operonin në bashkinë Gramsh.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Gjatë natës në terren qëndruan 2 grupe shërbimi me 2 automjete zjarrfikëse. Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar, vijon zjarri në një sipërfaqe me shkurre e bimësi mare.

Vatra nuk paraqet rrezik dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim nga strukturat bashkiake. Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, vatra e zjarrit ka qenë me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim. Vatra e zjarrit midis qytetit të Poliçanit dhe fshatit Mbrakull vazhdon, por situata ka qenë e qetë dhe nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Qarku Tiranë

Në “Malin e Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, vijon zjarri. Gjatë ditës në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë nga MZSH Tiranë, 5 forca APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë. Në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 16 efektivë nga MZSH, 5 forca nga APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall Herr, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e terrenit kodrinor-malor ka qenë i vështirë veprimi i mjeteve zjarrfikëse dhe nuk u mundësua shuarja e plotë e flakëve, por u arrit të vihej nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatrat Spanesh dhe Kazie, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme zjarri është izoluar dhe po mbahet në vëzhgim.

Qarku Gjirokastër

Vijon puna për shuarjen e zjarrit të ardhur nga bashkia Finiq në territorin e bashkisë Dropull, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatër e cila u përhap në dy fronte në majën e Leftokaresë dhe më pas u vu nën kontroll.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Sot nuk ka vatra aktive në fshatra, por vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në malin e Sopotit ka rënë zjarr në afërsi të antenave të RTSH. Sipërfaqja e djegur po mbahet nën monitorim.

Qarku Elbasan

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse.

Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak). Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh.

Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim. Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk kanë qenë të rrezikuara banesat.

Qarku Shkodër

Në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xath, njësia administrative Blerim ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit dhe vënien e tij në kontroll. Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun, në pjesën e majës së Kunor Dardhës, në një terren shumë të thyer malor. Aktualisht po operojnë forcat tokësore dhe helikopteri i FA.

Qarku Kukës

Në fshatin Bele, njësia administrative Zapod, bashkia Kukës ka rënë zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik, në një sipërfaqe pyjore. Vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Qarku Korçë

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të aktivizuar në një sipërfaqe pyjore me pisha në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë.

Në terren ndodhen forcat operacionale dhe 3 mjete për hapjen e rrugës dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit. Gjatë ditës së djeshme ka patur shpërthime të municioneve që ndodheshin në brendësi të perimetrit të vatrës së zjarrit.

Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikëse dhe 1,143 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 409 forca ushtarake, 23 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA.

Gjithashtu morën pjesë 7 helikopterë dhe 1 avion Canadair nga Italia.



Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
Para
Ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor, miratohet ndërtimi i vendbanimit

Ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor, miratohet ndërtimi i vendbanimit

“Mirënjohje për Forcat Komando”/Rama:U përballën me zjarrin në Delvinë e Gjirokastër

“Mirënjohje për Forcat Komando”/Rama:U përballën me zjarrin në Delvinë e Gjirokastër

Serbi: Protesta dhe dhunë në disa qytete

Serbi: Protesta dhe dhunë në disa qytete
















TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com