Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në Bruksel: Mbresëlënës vettingu po ende ka rezerva

2018/11/14 at 8:03 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në Bruksel: Mbresëlënës vettingu po ende ka rezerva

E ngarkuara e BE për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Federica Mogherini u shpreh pozitivisht mbi punën e qeverisë së Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit. Procesin e vetingut ajo e quajti “mbresëlënës”.


Vlerësim pozitiv për Shqipërinë! Federica Mogherini komentet i bëri në një konferencë për gazetarët në Bruksel pas takimit vjetor të përfaqësuesve të BE dhe atyre nga Shqipëria për ecurinë e Marrëveshjes së Stabilizim-Associmit dhe progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor BE. Në takim kanë marrë pjesë veç ministrit shqiptar të Europës e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati edhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe disa përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. “Kemi pasur një takim pozitiv dhe produktiv, kemi riafirmuar përkushtimin tonë për procesin integrues të Shqipërisë”, tha Mogherini.

“Shenja vitale”

E ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme u shpreh se e “kemi uruar qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për punën e pakompromis në reformën e gjyqësorit. Kjo punë tashme ka sjellë rezultate dhe ka konsoliduar sundimin e ligjit në Shqipëri. Nga ky proces kemi pritje të mëdha sidomos nga vetingu…një proces mbresëlënës.” Dënimet e fundit kundër një grupi kriminal, Mogherini i quajti “shenja vitale” të Shqipërisë në procesin e luftimit të krimit.  Sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, Mogherini tha se nuk ka kushte të reja.

Vendet anëtare ende me rezerva

Ndërsa nga ana e tij komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn tha se vetingu është rezultat që duhet të vlerësohet. Duke konsideruar se procesi i vetingut është një gjë që duhet të ndiqet si shembull jo vetëm në Balkan. Mirëpo ai theksoi se ky proces paraqet sfida pasi ky proces largon nga puna çdo të dytin gjyqtar apo prokuror dhe këto vende duhet të plotësohen. Sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim Hahn, ishte optimist, por theksoi se vendet anëtare ende kanë disa rezerva.

“Vendet anëtare kanë theksuar se janë disa zhvillime, të cilat ende presin të adresohen para se të fillojnë negociatat për anëtarësim”. Hahn u shpreh edhe për qëndrimin e opozitës, duke theksuar, se opozita duhet të heqë dorë nga bojkoti.

Ende ka shumë për t’u bërë

Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati falënderoi zyrtarët e BE-së për pritjen dhe tha se është i kënaqur me takimin. “Duke krijuar një horizont të qartë dhe një kalendar indikativ për Shqipërinë në funksion të fillimit të diskutimeve për anëtarësim”, tha Bushati.  Ai gjithashtu shtoi se është i “gëzuar se ka një vlerësim për realizimin e reformave dhe sfidave që kemi përpara”. Ende ka shumë për t’u bërë, theksoi Bushati, prandaj “është herët të thuhet se Shqipëria dhe vendet e rajonit i kanë larë hesapet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këto mbeten fenomene që duhen adresuar.”/Deutsche Welle

 

Etiketa: rezervatshqiperia ne brukselvettingu


Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Para
Angelina Jolie po ‘gjuan’ David Beckham?

Angelina Jolie po 'gjuan' David Beckham?

Po pinin kafe, si u qëllua për vdekje tregtari i peshkut dhe shoku i tij

Shkodër: Viktima u godit në kokë e gjoks, u plagos dhe tregtari i peshkut

Foto/ E vutë re gjestin “fyes” të Bebe Rexhës në klipin e ri?

Bebe Rexha: Nuk ju përcakton numri i personave me të cilët keni fjetur
















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com