Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

2025/05/19 at 11:46 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan pas samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë. Samiti mblodhi liderët e Europës, por pyetja kryesore është rreth zotimit të qeverisë për mbylljen e procesit të negociatave dhe anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Pirdeni  tha se nuk është një premtim elektoral, por zotim që brenda vitit 2027 të përfundojë procesi i plotësimit të kritereve që kërkon BE. Ajo thotë se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe procesi do ta tregojë që mund të anëtarësohet përmes meritës.

Blendi Fevziu: Çfarë shansesh reale ka Shqipëria që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në 2030?

Adea Pirdeni: Nuk është një premtim elektoral, është një zotim i drejtpërdrejtë i qeverisë shqiptare  për  t’iu qëndruar të gjithë atyre zotimeve që ne kemi ndërmarrë që Shqipëria të bëhet një vend anëtar në 2030. Unë dua ta nis shumë shkurt, në korrik 2023, Parlamenti Europian miraton një rezoltutë që i kërkon Shqipërisë dhe Komisionit Evropian të bëhet gati që Shqipëria të anëtarësohet brenda 2030 në BE. Do të thotë që të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin Europian, kanë shprehur vullnetin që Shqipëria të përgatitet për t’u bërë anëtare në 2030.

Blendi Fevziu: Ky është vendim politik europian apo ne realisht i plotësojmë kushtet për të qenë?

Adea Pirdeni: I gjithë procesi i integrimit zvhillohet me dy korsi, korsia teknike ku do të thotë që Shqipëria përgjatë gjithë procesit të negociatave do të duhet të dëshmojë jo vetëm që i ka plotësuar kriteret, por që garanton pakthyeshmëri të reformave nga njëra anë, por nga ana tjetër, korsia edhe politike ku duhet patjetër që të ketë një vullnet nga ana e shteteve anëtare të BE për të mundësuar që ky vend i cili ka plotësuar këto kritere bazuar në merita, të anëtarësohet. Kjo do të thotë që ne jemi aktualisht në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria ka fituar besueshmërinë në nivelin e Bashkimit Europian që është një vend që jo vetëm ka kapacitetin për të ndërmarrë reforma të rëndësishme, por edhe për t’i zbatuar ato dhe natyrisht, ne besojmë që gjatë gjithë këtij procesi do të dëshmojmë dita-ditës që Shqipëria t’i përmbushë kriteret dhe të anëtarësohet me meritë të plotë.

Pirdeni tha se afati i vendosur është ambicioz, por shprehet besimplotë për vijimin e procesit.

Adea Pirdeni: Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen si pararojë në procesin e negociatave. Mali i Zi ka  marrë një zotim që të përmbyllë procesin brenda 2026. Ne kemi ndërmarrë zotimin që ta përmbyllim këtë  proces  brenda 2027 sipas një kalendari të dakordësuar me Komisionin Europian. Mendojmë që këto janë afate realiste, ambicioze patjetër, nuk do të jetë e lehtë. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që do të kërkohet shumë më tepër punë, ju përmendët përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, parlamenti i ri i Shqipërisë do të ketë shumë më tepër ngarkesë nga ç’ka pasur më para por jemi besimplotë që me këtë rrugëtim që kemi nisur, këto kapacitete që ne kemi dhe mbi të gjitha me këtë lloj besimi që kemi fituar nga partnerët europianë, do të vijojmë procesin.

Ministrja u pyet nëse do të jenë të gatshme vendet e BE për ratifikimin e Shqipërisë si vend anëtar. Ajo u përgjigj duke thënë se e rëndësishme është kryerja e detyrave që i janë caktuar Shqipërisë dhe garantimi  për të vijuar me procesin e anëtarësimit.

Adea Pirdeni: Për Shqipërinë është e rëndësishme që të kryejë me shumëë diligjencë të gjitha detyrat e shtëpisë që Shqipëria ka. Do të thotë që ne duhet të përmbyllim me shumë seriozitet të gjithë procesin e negociatave, të gjithë kapitujt dhe të garantojmë që në fund komisioni të japë një opinion pozitiv për Shqipërinë për të vijuar me procesin e nënshkrimit të traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Natyrisht kjo do të përfshijë diskutime në nivel bilateral me çdo vend anëtar të Bashkimit  Europian.

Ju sugjerojmë

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit
Aktualitet

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

2 Gusht, 2025 7:02 pm
Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse
Bota

Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse

2 Gusht, 2025 6:34 pm
Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari
Aktualitet

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

2 Gusht, 2025 6:00 pm
Kosovë/ Sulmohet deputeti Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij e mitur. Ndalohet..
Rajoni

Kosovë/ Sulmohet deputeti Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij e mitur. Ndalohet..

2 Gusht, 2025 5:54 pm
Para
Opinion–Vila historike,pronë e një shqiptari/Samiti në Tiranë/Ethem Aga–19 Maj 2025

Opinion–Vila historike,pronë e një shqiptari/Samiti në Tiranë/Ethem Aga–19 Maj 2025

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës

Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës

TE FUNDIT

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
2 Gusht, 2025

Niset drejt Spitalit të Traumës me helikopter i riu që humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe përfundoi në një...

Lexo më shumë

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
2 Gusht, 2025

Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, ku një mjet ka dal nga rruga...

Lexo më shumë

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
2 Gusht, 2025

Një 27 vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freksut. Sipas informacionit paraprak të policisë rreth...

Lexo më shumë

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
2 Gusht, 2025

Zyrtarisht Hamasi ka deklaruar se nuk do të dorëzojë armët përveç nëse themelohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com