Kryesore

Shqipëria mposht Moldavinë në Elbasan


               Publikuar në : 22:20 - 11/06/19 |
geliano fataj

Shqipëria ka mposhtur Moldavinë mbrëmjen e së martës në “Elbasan Arana”. Dy gola të Sokol Cikalleshit në minutën e 65 dhe Ylber Ramadanit në minutën e 92 i dhanë 3 pikë djemve të Edy Rejas.

Me fitoren e sotme Shqipëria ka arritur në kuotën e 6 pikëve, në grupin e kryesuar nga Franca dhe Turqia me nga 9 pikë. Mbrëmjen e sotme Franca mposhti Andorrën 0-4 ndërsa Islanda fitoi me Turqinë 2-1.

Kjo është hera e katërt që Shqipëria dhe Moldavia vihen përballë njëra-tjetrës.

Në 3 sfidat e mëparshme, bilanci është në favor të skuadrës sonë kombëtare me 2 fitore dhe 1 barazim. Sfida e fundit që është zhvilluar mes kombëtares sonë dhe Moldavisë është miqësorja e gushtit të 2012 e përfunduar me barazimin 0-0. Ndeshja e radhës për Kombëtaren do të jetë në muajin shtator kundër Francës./ Opinion.al

 

Pas