Aktualitet

Shqipëria miraton dozën e tretë të vaksinës anti-Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 19/10/21 |
Opi Nion

Edhe Shqipëria do të nisë së shpejti injektimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid. Ajo do të injektohet sipas dëshirës nga personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë disa kategori semundjesh. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për vaksinimin në mbledhjen e tij të fundit.

“Ne e kemi diskutuar gjatë të nisur nga situata, nga epidemiologjia e virusit, nga rastet edhe të riinfeksioneve dhe nga informacionet dhe zhvillmet e vendeve përreth, kemi vendosur të rekomandojmë dozën e 3 për kontigjentin 60 plus dhe për sëmundje të caktuar kronike”, shprehet anëtarja e Komitetit Teknik, Gjeorgjina Kuli.

Komiteti i ka hapur dritën jeshile edhe vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç, por vetëm në rastet e rekomanduara nga mjeku.

“Është hedhur ideja e vaksinimit të fëmijëve 12 plus, por që kanë problematika kur rekomandohet nga mjeku kurues. Kemi rekomanduar të dalë protokolli për të gjithë kontigjentet kur rekomanodohet, lloji i vaksinës”.

Ekspertët kanë hartuar disa skenare për rastet që do marrin doza të treta e cila mund të jetë e njëjtë ose edhe e ndryshme me 2 dozat e para. Sa u takon femijëve, ata do të injektojnë vetëm vaksinën Pfizer./Tv Klan

Pas