Kryesore

Shqipëria medalje ari në Beograd, mundësi çeçen shpallet kampion bote



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 17/09/22 |
Opi Nion

Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion bote për Shqipërinë, në kampionatin e mundjes që është zhvilluar në Beograd.

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare është shpallur kampion në peshën deri në 57 kilogramë, ndërsa fitoi 7-1 përballë amerikanit Gilman. Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik, që njofton se kjo është hera e parë që një sportiest shpallet kampion për Shqipërin në sportin e mundjes.

“Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare . Zelimkhan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg.
E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas