Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE

2018/09/26 at 8:58 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE

Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte të brendshme apo luftëra, shqiptarët duan të largohen më shumë se çdo shtet tjetër në botë.


Në 12 muajt e fundit shqiptarët kanë shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe popujt që po largohen nga lufta.

Bazuar në të dhënat që ka publikuar Eurostat mbi numrin e aplikimeve të reja në 12 muajt e fundit, popullsinë sipas Bankës Botërore dhe llogaritjeve të “Monitor”, për çdo 1000 banorë shqiptarë, 6.5 prej tyre kanë aplikuar për azil në Bashkimin Europian.

Në vend të dytë, pas Shqipërisë, për numër të lartë aplikimesh për 1000 banorë renditet Siria me 4.7 aplikime gjatë 12 muajve të fundit, nga ku azilkërkuesit largohen prej luftës drejt vendeve të Bashkimit Europian.  Të tretët renditen gjeorgjianët, ku numri i aplikimeve për azil në 12 muajt e fundit llogaritet 3.9, pasuar nga Eritrea, ku numri i azilkërkuesve për herë të parë është 3.6 për 1000 banorë.

Iraku dhe Palestina, vende që kanë gjithashtu një numër të lartë azilkërkuesish, për 1000 Banorë kanë shënuar përkatësisht 1.2 dhe 1.1 aplikime.

Kryesisht në 30 vendet me numrin më të lartë të aplikuesve bëjnë pjesë shtetet që janë në luftë dhe konflikte, disa vende afrikane dhe shtete që aktualisht po përballen me kriza të forta ekonomike, si Venezuela dhe Turqia.

Ndërsa për sa i përket numrit në vlerë absolute të azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Europian, nga Shqipëria janë regjistruar në vetëm 12 muajt e fundit 18,620 aplikime, duke u renditur të shtatit nga 30 vendet e origjinës që kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve. Në vend të parë qëndron Siria me mbi 86 mijë aplikime, Iraku me mbi 43 mijë, Afganistani me mbi 36 mijë, Nigeria mbi 29 mijë, Pakistani mbi 25 mijë dhe Eritrea me mbi 19 mijë.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë së këtyre shteteve, numri i aplikimeve nga Shqipëria mbetet shqetësues, edhe pse fluksi i aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, pasi kulmoi në 2015-n, me mbi 60 mijë aplikimeve, ka zbritur në nje mesatare prej rreth 16-20 mijë aplikime në vit..

Në 6 mujorin e parë 8040 aplikime

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040.

Sipas statistikave të Eurostat në tremujorin e dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë.  Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131,400 azilkërkues. Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikimi për azil janë ende në pritje.

Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian.

Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë

Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.

Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.

Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit./ Monitor

 

 

Etiketa: kerkesat per azil ne botenumrin me larteshqiperia


Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?
Aktualitet

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

4 Shkurt, 2026 1:24 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

4 Shkurt, 2026 10:41 am
Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Para
Zjarr i madh në Finiq, rrezikohen banesat në afërsi të fshatit

Zjarr i madh në Finiq, rrezikohen banesat në afërsi të fshatit

Era “tërbon” zjarret në Porto Romano. Re tymi mbulojnë lagjet e Durrësit

Era “tërbon” zjarret në Porto Romano. Re tymi mbulojnë lagjet e Durrësit

Horoskopi, 26 Shtator 2018, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Horoskopi, 26 Shtator 2018, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju
















TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com