Shqipëria do të përfaqësohet me 6 sportistë në Olimpiadën në Rio de Zhaneiro.
Delegacionit shqiptarë ju shtua një sportist, për shkak të dënimit të Rusisë. Federata Botërore e Peshëngritjes ka vendosur të përjashtojë skuadrën ruse dhe kjo ka bërë që të hapen vende për të tjerët.
Shqipërisë i takon një sportist më shumë dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur të dërgojë në Rio 2016 shtangisten Evangjeli Veli, e cila do të garojë në peshën deri 53 kg.
Përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në Olimpiadë janë peshëngritësi Briken Calja, atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, si dhe notarët Sidni Hoxha e Nikol Merizaj.
Tv Klan