Politikë

Shqipëria me korrupsionin më të lartë, Basha: Ja pse duan “anti-shpifjen”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 23/01/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International i cili e rendit Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Ballkan.

Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun”, shkruan Basha.

Vendi ynë ka humbur 7 pozicione në renditje nga viti i shkuar duke zbritur nga vendi 99 në 106 nga 180 vende që analizohen në të gjithë botën.

Në krahasim me vitin e shkuar Shqipëria ka po të njëjtin indeks, 36 por ka humbur pozicione në rang rajonal dhe botëror çka do të thotë se vende të tjera kanë përparuar në luftën kundër korrupsionit dhe Shqipëria ka mbetur në vend, madje duke u kaluar nga të gjitha vendet e rajonit.

Duke e parë të shtrirë ndër vite situatën, që nga viti kur u miratua Reforma në Drejtësi (2016) e deri tani Shqipëria nuk ka bërë progres por në fakt ka qenë e kundërta. Nga indeksi 39 kemi zbritur në indeksin 36 dhe nga vendi 83 në vendin 106.

Basha shton gjithashtu se miratimi i paketës ligjore “anti-shpifje” bëhet nga qeveria “për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë”. /Opinion.al

Pas