Shqipëria e mbylli aventurën e saj në Europian pas humbjes kundër Spanjës 0-1.
Pas përballjes së djeshme, ndihmësi i trajnerit Silvinjo, Pablo Zabaleta ka treguar se është krenar për djemtë e Kombëtares Shqiptare.
Ai ka thënë se eksperiencën në Euro2024, e shijuan, ëndërruan dhe luftuan deri në fund.
“Ne e shijuam, ëndërruam dhe luftuam deri në fund. Shumë krenarë për këta djem! BRAVO ÇUNA!“, shkruan ai./Opinion.al