Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë, prezanton sanksionet e tjera

2022/02/27 at 6:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Akuzat për helikopterët/ Xhaçka-PD: Po hidhet baltë mbi punën e FA-së

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka në një dalje për mediat e ka cilësuar Putinin dhe qeverinë e tij si përgjegjësit e vetëm të sulmit në Ukrainë.


Më tej Xhaçka prezantoi sanskionet që qeveria shqiptare ashtu si dhe vendet e BE do të zbatojë ndaj Rusisë.

“Shqipëria pa asnjë hezitim u është përgjigjur masave shtrënguese të ndërmarra nga BE. Aktualisht Shqipëria është duke hartuar baza ligjore e masave shtrënguese me karakter individual dhe ekonomik”, tha Xhaçka duke shtuar se Shqipëria ka vendosur:

Ngrirjen e aseteve për individë dhe subjekte.

Ndalimin në territorin shqiptar të personave të ndaluar nga BE.

Sanksione ekonomike dhe masa kufizuese në financa, në transport dhe energji.

Kufizime në eksportet e mallrave dhe pajisjeve të teknologjisë.

“Hapësira ajrore shqiptare do të jetë e mbyllur për të gjithë operatorët rusë apo çdo avion të rejgistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve për qëllime emergjence dhe qëllime humanitare”, tha Xhaçka.

Fjala e plote 

Të dashur qytetarë
Unë nuk mbaj mend një ngjarje tjetër që të ketë bashkuar në indinjatë, solidaritet por edhe vendosmëri, qytetarët e mbarë Europës demokratike sesa agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm rus kundër Ukrainës.
Besoj që shpreh atë që ndjejnë sot të gjithë shqiptarët kur them që rezistenca heroike e popullit ukrainas kundër këtij agresioni ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithë ne.
Lufta në Ukrainë është shumë më tepër sesa një luftë për lirinë e Ukrainës. Është një luftë për të ardhmen e Europës demokratike, për arkitekturën e sigurisë dhe të bashkëpunimit në kontinetin tonë dhe për të ardhmen e sistemit ndërkombëtar.
Le ta themi troç dhe hapur sepse ky është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve: agresioni rus kundër Ukrainës është i paprovokuar. Kjo nuk është një luftë mbrojtëse dhe nuk është një luftë që bëhet në emër të interesave legjitime të sigurisë të Rusisë apo të popullit rus.

Ky është një agresion i pastër, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi dhe një populli të pafajshëm që kurrë nuk e ka kërcënuar Rusinë, mëkati i vetëm i të cilëve është dëshira për të ndërtuar një shtet modern e demokratik në Europë sipas një modeli që nuk i pëlqen regjimit diktatorial të Moskës.
Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e udhëheqjes ruse dhe e askujt tjetër. Besoj që gjatë këtyre ditëve i keni parë e ndjekur në media reagimet e vendeve aleate me ne për masa e sanksione kundër Rusisë dhe mbështetje për Ukrainën.

Në këtë përballje dramatike dhe epokale të kohës tonë, ne jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, por edhe duke dhënë një kontribut të dorës së parë sidomos në fushën e diplomacisë.
Që nga OSBE e NATO ku propozimet tona kanë qenë konkrete e të guximshme, e deri në Këshillin e Sigurisë të OKB ku në bashkëpunim me Misionin e Shteteve të Bashkuara vendi ynë po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës.
Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend, duke e detyruar Rusinë të përdorë veton e duke treguar fare qartë në sytë e të gjithë botës sesa e izoluar është Rusia në këtë sipërmarrje kriminale kundër një shteti sovran.

Gjatë ditës së sotme, në Këshillin e Sigurimit do të votohet për ta diskutuar këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, çka do të demonstrojë edhe një herë izolimin e skajshëm të Rusisë në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria po ashtu, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë.
Aktualisht, qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj, të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian që nga data 23 shkurt e deri më 25 shkurt 2022. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik.
Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.

Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit.
Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.
Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.
Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse.

Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit.

Krahas këtyre masave, duke konsideruar situatën e paprecedente te krijuar, në vijim te masave te ndërmarra në nivel europian hapësira ajrore e Republikës së Shqiperisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.
Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.
Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën.
Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave. Ndërkohë që dua të theksoj që Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë e masë të aleatëve e partnerëve tanë. Ky është një detyrim që çdo vend demokratik ka sot jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj shoqërive e popujve tanë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

Etiketa: rusiaxhacka


Ju sugjerojmë

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit
Aktualitet

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

9 Maj, 2025 12:08 pm
U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
Bota

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

9 Maj, 2025 12:00 pm
“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Aktualitet

E bëri “magjinë” dhe në Shqipëri LaCivita?Berisha: Faktor madhor i fitores në 11 Maj

9 Maj, 2025 12:00 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

9 Maj, 2025 11:35 am
Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
Aktualitet

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…

9 Maj, 2025 11:29 am
Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë

9 Maj, 2025 11:20 am
Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit
Aktualitet

Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit

9 Maj, 2025 11:18 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Donte të kanoste një shtetas e qëlloi me armë zjarri në tokë, në kërkim 2 persona

9 Maj, 2025 11:03 am
Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën
Aktualitet

Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

9 Maj, 2025 11:02 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

9 Maj, 2025 10:51 am
Para
Von der Leyen viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

BE do të blejë armë për Ukrainën, hera e parë në histori që merr këtë hap

COVID/ Deklarata e SHBA për vaksinën, Von Der Leyen: Të jetë për të gjithë

Von der Leyen: E duam Ukrainën në BE

Suedia do të çojë armë në Ukrainë, hera e parë që nga viti 1939

Suedia do të çojë armë në Ukrainë, hera e parë që nga viti 1939
















TE FUNDIT

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit
9 Maj, 2025

Gjendet pas 6 ditësh trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, manovratorit që e zuri masivi i dheut nga shembja e digës...

Lexo më shumë

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
9 Maj, 2025

Papa Leo XIV kremtoi Meshën e tij të parë në Kapelën Sistine, një ditë pasi u zgjodh në krye të Selisë...

Lexo më shumë

E bëri “magjinë” dhe në Shqipëri LaCivita?Berisha: Faktor madhor i fitores në 11 Maj

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
9 Maj, 2025

Kreu i PD, Berisha gjatë konferencës fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, nuk la pa komentuar edhe drejtuesin amerikan të...

Lexo më shumë

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
9 Maj, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat foli sot lidhur me problemet që janë krijuar me zarfet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com