Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria krah Kosovës, kundër deklaratës së BE

2023/09/27 at 1:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Borrell: Kemi një propozim për Kosovën e Serbinë

Pas sulmit të ndodhur në veri të Kosovës, Shqipëria nuk ka mbështetur deklaratën e BE për dialogun Kosovë-Serbi.


Sipas Tiranës zyrtare, kjo është hera e parë që Shqipëria del kundër linjës së Bashkimit Evropian, duke mos pranuar deklaratën e Borrel që fajësonte Kurtin për dështimin e dialogut me Serbinë.

Deklarata është bërë në 19 shtator, duke ju referuar kryesisht zhvillimeve në veri të Kosovës.

Sipas përfaqësuesit të lartë të BE, Joseph Borrel, lëvizjet e Kosovës nuk janë në përputhje me ligjin dhe kontribuojnë për të rritur tensionet.

Kjo e mërkurë ishte afati i fundit i vendosur nga BE për t’u shprehur nga vendet anëtare dhe ato kandidate, në mënyrë që qëndrimi të ishte i linjëzuar. Në këtë rast, Shqipëria ka zgjedhur të jetë krah Kosovës, duke theksuar se deklarata e ka humbur tashmë aktualitetin dhe se nuk mund të kërkohet përgjegjësia vetëm te Kosova.

Deklarata e BE për dialogun Prishtinë-Beograd  (19 shtator)

Pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë më 14 shtator në Bruksel, BE-ja shpreh shqetësimin e vet për mungesën e zbatimit nga palët të zotimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, për të cilat të dyja palët janë dakorduar në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë rol në rrugën evropiane të palëve.

BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit pa vonesa të mëtejshme bazuar në Propozimin e BE-së, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për t’i zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e kaluara të Dialogut. Puna për themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa asnjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.

BE-ja ua rikujton palëve përgjegjësinë e tyre për respektimin e parimit të konfidencialitetit në Dialog, i cili është komponent kyç i çdo procesi negocimi me ndjeshmëri politike.

BE-ja mbetet po aq e shqetësuar për mungesën e progresit nga të dyja palët për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, disa muaj pas shpërthimit të fundit të dhunës që solli lëndime të qytetarëve, trupave të KFOR-it, policisë dhe përfaqësuesve të mediave, disa me pasoja të rënda dhe të përhershme.

Përkundër thirrjeve të përsëritura nga BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, hapat e ndërmarrë deri më tani mbeten të pamjaftueshëm dhe situata e sigurisë në veri mbetet e tensionuar.

Në këtë kontekst, lëvizjet e Kosovës – duke përfshirë shpronësimet e tokës në veri të Kosovës, urdhrat për lirim të banesës, telekomunikacionin dhe përdorimin e forcave speciale të policisë për detyrat e policimit në bashkësi – nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe rrezikojnë të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të tensioneve. Janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë sulmet e vazhdueshme në shkallë të vogël nga grupe kriminale dhe frikësimi i kadetëve serbë të Policisë së Kosovës të rekrutuar rishtazi / popullatës lokale. Bllokimi nga Serbia i udhërrëfyesit për Energjinë, si dhe përpjekjet e tjera që nuk janë në përputhje me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj, bien ndesh me frymën e procesit të Dialogut.

Kërkesat e bëra në Deklaratën në emër të BE-së të datës 3 qershor mbeten plotësisht valide. Masat e kthyeshme që ka marrë BE-ja mbeten në fuqi, duke përfshirë pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me Kosovën. BE-ja është e gatshme t’i heqë këto masa në rast të përparimit në përmbushjen e kërkesave ekzistuese, ose të vlerësojë masa të mëtejshme ndaj të dyja palëve, nëse është e nevojshme.

BE-ja rikujton rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve. Është e nevojshme zgjidhja më e shpejtë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve. Ne i inkurajojmë serbët e Kosovës që të angazhohen plotësisht në procesin zgjedhor dhe ta deklarojnë publikisht pjesëmarrjen e tyre të pakushtëzuar.

BE-ja u bën thirrje të gjithë akterëve politikë, në të gjitha nivelet e qeverisjes, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin që çon në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës, të shmangin hapat e mëtejshëm përshkallëzues, si dhe të mbështesin përparimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

BE-ja shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së Miroslav Lajčák, dhe ua rikujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësitë për përparim në rrugët e tyre evropiane./Opinion.al

Etiketa: Joseph Borrelkosoveserbishqiperi


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Para
Sveçla publikon foton: Një nga sulmuesit e vrarë serbë, truproja e Aleksandër Vulin

Sveçla publikon foton: Një nga sulmuesit e vrarë serbë, truproja e Aleksandër Vulin

28-vjeçarja konsumoi helium dhe përfundoi në spital, policia shpall në kërkim pronarin e tabakinos

28-vjeçarja konsumoi helium dhe përfundoi në spital, policia shpall në kërkim pronarin e tabakinos

Video/Kamerierët në kafenenë e njohur në Venecia përleshen me turistët

Video/Kamerierët në kafenenë e njohur në Venecia përleshen me turistët
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com