Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria kampion në turizëm”, Rama: Opozita po bën politika mizerable

2021/04/06 at 11:29 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria kampion në turizëm”, Rama: Opozita po bën politika mizerable

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët e Bilishtit,  në kuadër të fushatës elektorale, ndërkohë që theksin e vuri tek procesi i vaksinimit masiv.

Sipas kreut të Partisë Socialiste opozita po bën një politikë mizerabël dhe po ngjallë panik tek njerëzit.

Rama shprehet i bindur se do të fitojnë luftën me virusin, teksa ka premtuar gjithashtu se në këtë dekadë do e bëjë Shqipërinë kampion në turizëm në të gjithë Ballkanin.

‘Një tërmet katastrofik që brenda pak sekondash la pa çati mijëra familje, la pa shkollë mijëra nxënës, la pa qendër shëndetësore mijëra të moshuar. Një virus i cili gjunjëzoi mbarë botën, mbylli brenda shtetet më të fuqishme të planetit. Jemi sot, në një moment të kësaj lufte kur kemi filluar një ofensivë për ta nxjerrë jashtë nga jetët tona dhe vendi ynë armikun e padukshëm, për të garantuar vaksinën anti-COVID. Nuk ishte e lehtë, mbetet ende e vështirë për vendet e tjera në rajon. Jemi një nga 2 vendet në rajonin tonë që ka nisur vaksinimin masiv dhe po garantojmë mbrojtjen e të gjithëve pa dallim. Vaksinimi masiv duhet garantuar nga disatncimi i përgjegjshëm. Nuk duhet të vaksinohemi masivisht dhe të krijojmë vatra infektimi për vota. Siç ka treguar eksperiencave e hidhur e Kosovës, Malit të Zi, sjellin mbrapa halle të mëdha. Shihni numrin e infektimeve në Kosovë, shihni numrin e infektimeve dhe viktimave në Malin e Zi, ku para zgjedhjeve ishte rozë. Nuk e bëkemi dot ne një fushatë elektorale dinjitoze si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz që në rrallë të parë jemi njerëz e më pas socialistë. Si mund të bëhemi lolo duke sfiduar një armik të padukshëm që s’do t’ia dijë fare për trimëri, sepse kudo që gjen shesh, bën përshesh.

Ndodhi një përmbytje bëhen me përmbytjen, ndodh një tërmet, bëhen me tërmetin. Ata tregojnë gënjeshtra për vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse për sëmundje të tjera, të mbron nga armiku i padukshëm. Fakti që ka bërë vaksinën nuk është se e ka nga ajo. Vetëm këta, që duan me patjetër të fusin mërzi, të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht.

Kundërshtarët nuk i zgjedh, janë aty. Apeli im është që shëndeti është mbi të gjitha të sillemi si një komb serioz, si një bashkësi njerëzish që nuk bëhen qesharak. Ku luftojnë me një armik të përbashkët, ku popujt serioz bashkohen dhe jo të ndahen. Ne duhet dhe do ta fitojmë patjetër këtë lufte siç po fitojmë luftën me pasojat e tërmetit dhe shumë banorë po i kthejmë në shtëpia. Po kthejmë në kopshte dhe në çerdhe, ne do tu kthejmë buzëqeshjen të githë shqiptarëve dhe do ta shporrim këtë armik të padukshëm një orë e më parë nga jeta jonë. Ne do të fillojmë vaksinimin masiv. Hap pas hapi fashat të shkojnë duke u ulur dhe sezoni turistik të lehtësohet. Fushata elektorale vjen pas pandemisë. Kush ka sy të shohë ato që kemi bërë i shikon. Ne jemi shumë të qartë se ku duam të shkojmë dhe e dimë shumë mirë sesi shkohet aty, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo fëmije. Është e mundur dhe ne po shkojmë në atë rrugë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë në këtë dekadë kampione të Ballkanit në turizëm.’- tha Rama./Opinion.al

Etiketa: opozitepolitikerama

Ju sugjerojmë

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Para
Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren, Meta: Hakmarrje primitive

Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren, Meta: Hakmarrje primitive

Balla: Mos ia jepni votën Monës se maksimumi do blejë çizme të reja!

Balla: Mos ia jepni votën Monës se maksimumi do blejë çizme të reja!

Ardian Çapja transferohet në spitalin e burgut, ja çfarë i kërkoi gjykatës

Ardian Çapja transferohet në spitalin e burgut, ja çfarë i kërkoi gjykatës

TE FUNDIT

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
3 Qershor, 2025

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja...

Lexo më shumë

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
3 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik. Përmes një...

Lexo më shumë

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
3 Qershor, 2025

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria...

Lexo më shumë

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
3 Qershor, 2025

Ditën e sotme mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com