Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria ka ndryshuar”, Rama për Portin e Durrësit: Investim i madh

2021/02/09 at 6:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria ka ndryshuar”, Rama për Portin e Durrësit: Investim i madh

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij me qytetarët e Durrësit ka folur edhe për portin e ri, i cili pritet të ndërtohet .


Kryeministri ka tha se është investim i një prej kompanive më me impakt në Lindjen e Mesme dhe do t’i hapë rrugë shumë investimeve të tjera.

Rama theksoi se kjo gjë ishte e pamundur të ndodhte para disa vitesh, ndërsa sot, Shqipëria ka ndryshuar në sytë e botës, ndaj janë rritur sipas tij kërkesat nga kompanitë e huaja.

Kryeministri është shprehur se investitorë pritet të investojnë rreth 300 milionë euro për të bërë turizëm në Durrës që sipas Ramës “para disa vitesh nuk mundej”.

“Durrësi duhet të lirohet nga ngarkim-shkarkimi i mallrave. Ai është një port 2.400 vjeçarë në fakt, ndërkohë që Durrësi perspektivën e vet e ka të lidhur me turizmin. Një turizëm që në Durrës ka të ardhme, sepse qyteti ka vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Ka hapësira të rëndësishme për pushuesit, ka patjetër dhe kapacitet mikpritës me një kuzhinë gjithmonë e më të sofistikuar dhe nuk mundet më që mu në zemrën e vet të ketë një port që nga çdo pikëpamje është i tejkaluar nga vetë koha. Durrësi është një qytet port i Shqipërisë. Ndërkohë që zemra e qytetit çlirohet nga ai aktivitet, të hapë me patjetër perspektiven për rritjen e mëtejshme të atij aktiviteti që në portin aktual është i pamundur. Kapacitetet e tij janë ato që janë. Sot ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave në Durrës, si një perspektivë të lidhur me ambicien për të pasur një port shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve. Por njëkohësisht ta lidhim të me një hapësirë ekonomik, që në zemrën e qytetit është i pamundur. Ne kemi punuar disa vite për këtë ide. Kemi pasur disa tentativa në të shkuarën për të filluar me zonën industriale e cila në fakt tani do të lidhet me portin e ri të mallrave në Durrës. Këto nuk janë realizuar, sepse Shqipëria e momenteve kur ne kemi dalë në tregun ndërkombëtarë me një ofertë për zonën e lirë ekonomike, për territorin e Porto Romanos, ka qenë një Shqipëri tjetër nga ajo që kemi sot, në sensin e imazhit, sigurisë, tek kompanitë e mëdha dhe sigurisht në sensin e pamundësisë për të menduar kompanitë serioze që mund të hedhin atë hap. Nëse sot ne kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës që ka ndërtuar dhe operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme dhe jo tjetër Ai ka dërguar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësit, kjo vjen sepse Shqipëria ka ndryshuar në sytë e botës, kjo është pak por e sigurt. Ka një puls që është më i sigurti për të kuptuar se ku ndodhet vendi në këtë moment, pulsi i investitorëve të mëdhenj. Nuk parashikohej që një kompani e atyre përmasave të shprehte dëshirën për të ndryshuar portin  e Durrësit. Ideja për të bërë një marinë pranë portit të Durrësit është një dëshirë e vjetër. Ka qenë një ide që është materializuar për të zhvilluar një koncesion në atë zonë qysh prej kohësh, edhe nga qeveritë e mëparshme dhe nuk ka funksionuar. Investitorë që të hedhin 200 e 300 milionë euro për të bërë turizëm në Durrës para disa vitesh nuk mundesh. Sot ne jemi duke parë propozimin konkret që është bërë për fazën e parë, ndërkohë që masterplani për transformimin e portit është aty. Së pari njëherë kontratat e lidhura, që janë kontrata konçensionare për kompani siç janë kompanitë e tjera në portin aktual të Durrësit, janë marrëveshje të palëvizshme të shtetit Shqiptar. Shteti shqiptar ka të drejtën për të pasur një port të ri. Nga ana tjetër shteti shqiptar ka detyrimin të respektojë këto kontrata. E gjithë veprimtaria që zhvillohet sot në portin e Durrësit. Të gjitha nevojat do t’i ketë dhe porti tjetër, kompanitë do të zhvendoset në portin tjetër me të njëjta hapësira, kushte. Pavarësisht se porti tjetër do të jetë një port me perspektivë zhvillimi që në volume do të jetë më i madh se porti i këtushëm”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: investim i madhportirama


Ju sugjerojmë

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
Para
Me 25 doza heroinë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh

Tentoi të fuste drogë brenda burgut, arrestohet polici në Fushë-Krujë

Ekipi i OBSH-së: E pamundur që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori

Ekipi i OBSH-së: E pamundur që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori

Zgjedhjet, Rama: Në Durrës do të kandidoj vetë

Zgjedhjet, Rama: Në Durrës do të kandidoj vetë
















TE FUNDIT

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Tetor, 2025

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Tetor, 2025

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com