-U tha në Opinion

Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës se Kosova dhe Maqedonia e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:19 - 09/03/22 |
Opi Nion

Shqipëria deri më tani ka çmimin më të lartë të karburantit në krahasim me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Në emisionin “Opinion”, ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi tha se një litër naftë në vendin e tij kushton 1 euro e 39 cent.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha shprehet se në Kosovë litri i naftës kushton 1 euro e 85 cent. Ndërkohë, edhe pse na ndajnë vetëm kufijtë, në Shqipëri një  litër naftë kushton 2.2 euro.

Fevziu: Sa e keni sot litrin e naftës?

Bekteshi: Për momentin e kemi 1 euro e 39 cent.

Fevziu: Aliaj sa e kemi ne?

Luigj Aliaj: Ne kemi 2.2 euro. Ky është karahasim më kot që bëhet, duhet ti vëmë kostot që vijnë nga taksat ti bësh në kushtet e barabarta një shtet e me një tjetër.

Fevziu: Sa është çmimi i naftës për litër në Kosovë?

Blerta Dalloshi Berisha: Deri në 1 euro e 85 cent ka shkuar sot./ Opinion.al

Pas