Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në Vitin e Ri 2021. Ndryshe nga festimet e viteve të shkuara, këtë herë nuk ka patur grumbullime në sheshe apo lokale, për shkak të masave anti Covid.
Autoritetet kanë theksuar gjatë kësaj periudhe, në mënryë të vazhdueshme rëndësinë e festave të vogla familjare.
Duke lënë pas një vit të vështirë, të shoqëruar nga pandemia Covid dhe pasojat e tërmetit të vitit 2019, Shqipëria ashtu si dhe e gjithë bota përballet në hyrje të Vitit të Ri, me sfidën për t’i dhënë fund pandemisë.
Opinion.al, ju uron të gjithëve vit të mbarë!