Ditën e sotme qyteti i Durrësit është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.
Sipas EMSC, janë dy lëkundje të njëpanjëshme e para 3.3 dhe e dyta 4.5 që kanë goditur këtë pasdite qytetin bregdetar. Mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik.
Prej disa muajsh Shqipëria është tronditur nga një seri tërmetesh, ku më i forti ishte ai i 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale./ Opinion.al