Shqipëria është vendi që ka shpenzuar më shumë për ushqime në krahasim me shtetet e tjera të rajonit në vitin 2019.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, qytetarët shqiptarë shpenzojnë 41.3 % të të ardhurave që marrin për ushqime.
Tabela e mëposhtme tregon se pas Shqipërisë renditet Kosova me 34.1%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 33%, Bosnja me 28.85%, Mali i Zi me 24.5%, Serbia me 23.6%.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se mesatarja e shpenzimeve të Bashkimit Evropian për ushqime është vetëm 12.1% , shumë më e ulët në krahasim me vendin tonë./Opinion.al