Aktualitet

Shqipëria e pafuqishme të përballoj zjarrin në Sazan, nis punën avioni grek



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:37 - 07/06/22 |
Opi Nion

Avioni grek Canadair CL 415 ka nisur punën për shuarjen e zjarrit nga ajri në Ishullin e Sazanit.

Prej disa ditësh një vatër zjarri në Sazan ka djegur një sipërfaqe të madhe pylli, ndërsa Shqipëria nuk mundi të vinte zjarrin nën kontroll.

Pavarësisht mobilizim të strukturave, zjarri ishte i pamundur që të fikej me mjete rrethanore, gjë e cila bëri që Shqipëria t’i kërkoj ndihmë shtetit fqinj.

Shqipëria u përball dhe verën e shkuar me zjarret, ndërsa autoritetet u shprehën se për vitin e ardhshëm janë marrë të gjitha masat për të mos përsëritur të njëjtën situatë. Por, përtej deklaratave politike, situata e krijuar aktualisht në Sazan tregon se Shqipëria është ende e pafuqishme ndaj zjarreve.

 

Pas