Avioni grek Canadair CL 415 ka nisur punën për shuarjen e zjarrit nga ajri në Ishullin e Sazanit.
Prej disa ditësh një vatër zjarri në Sazan ka djegur një sipërfaqe të madhe pylli, ndërsa Shqipëria nuk mundi të vinte zjarrin nën kontroll.
Pavarësisht mobilizim të strukturave, zjarri ishte i pamundur që të fikej me mjete rrethanore, gjë e cila bëri që Shqipëria t’i kërkoj ndihmë shtetit fqinj.
Shqipëria u përball dhe verën e shkuar me zjarret, ndërsa autoritetet u shprehën se për vitin e ardhshëm janë marrë të gjitha masat për të mos përsëritur të njëjtën situatë. Por, përtej deklaratave politike, situata e krijuar aktualisht në Sazan tregon se Shqipëria është ende e pafuqishme ndaj zjarreve.