Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i pyetur nga Fevziu nëse është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, tha se “do të vijë koha kur shqiptarët të vendosin vetë me referendum për këtë bashkim.
Ai e nisi me një batutë, duke u shprehur se kur isha i vogël dëgjoja për shpërbërjen e ish-jugosllavisë dhe atëherë na dukej e çuditshme por kjo ndodhi… ndaj edhe kjo ideja e bashkimit të shteteve shqiptare them se mund të vijë koha kur vetë shqiptarët me referendum të vendosin nëse e duan bashkimin mes tyre.
Pyetjes se Fevziut nëse ai do të votonte “pro”, u përgjigj me diplomaci: edhe unë shqiptar jam dhe asgjë tjetër…