Shqipëria dhe Hungaria kanë arritur marrëveshjen për njohjen e ndërsjellët të certifikatave të vaksinimit.
Kjo është marrëveshja e parë që vendi ynë realizon me një vend anëtar të BE-së për lëvizjen e qytetarëve.
News 24 bën me dije se Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy shteteve.
Mësohet se marrëveshje është arritur gjatë takimit Rama-Orban në Budapest ditën e sotme./Opinion.al