Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e fundit për sigurinë/ Krimet që tronditën shqiptarët këtë muaj, çfarë ndodh me rendin e drejtuar nga Xhafaj

2018/07/28 at 11:01 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 7 min
A A
Shqipëria e fundit për sigurinë/ Krimet që tronditën shqiptarët këtë muaj, çfarë ndodh me rendin e drejtuar nga Xhafaj

Pikërisht ditën kur u publikua një studim i Gallup, që e rendit Shqipërinë vendin e fundit në rajon për sigurinë, në shtëpinë e Xhelal Dacit në Tiranë shpërtheu një sasi tritoli që vuri në rrezik jetën e fëmijëve dhe grave të familjes së tij.


Sigurisht, ishte rastësi që pikërisht ditën kur u publikua ky raport, në Tiranë të ndodhte një ngjarje e tillë e rëndë, por shanset që gjatë 24 orëve në Shqipëri të mos ndodhë një atentat, një aksident me vdekje, një vrasje, të mos kapen të rinj duke shitur drogë apo të mos ketë asnjë krim të rëndë, janë thuajse zero.

Edhe për Xhelal Dacin nuk ishte hera e parë që i shpërthente tritoli në derën e shtëpisë. Ai është babai i Gazmir Dacit që ka vrarë një prej vëllezërve Kolaveri.

“Rasti i dytë që më prekin në fëmijë e në gra. Ma ka hedh lokalin dy a tre herë në erë. Mos ta harrojë Saimir Kolaveri. Nuk i kam bo gjë, ça kam me i bo. Kemi kërkuar mbrojtje nga policia. Vijnë dy policë dhe ikin. Nuk marrin asnjë lloj mase”, thënë ai, duke pranuar se e vetmja rrugë që i kishte mbetur ishte vetëgjyqësia.

Shqipëria renditet në vendin e 78 në botë për sigurinë. Ne jemi të fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët sipas studimit të Gallup. Listën e kryeson Serbia e në vendin e 82-ta, Bosnja e Hercegovina e 80-a, Mali i Zi i 79-ti.

Nisur nga ky studim i Gallup dhe nga fakti se po bëhet një vit që Fatmir Xhafaj është në detyrë, Lapsi.al renditi disa nga ngjarjet më të rënda që ndodhën vetëm gjatë muajit korrik në Shqipëri, një seri krimesh që ndodhin jashtë pragut të shtëpisë së secilit prej nesh dhe kërcënojnë ditë pas dite jetën e shqiptarëve.

VRASJA E ÇIFTIT NE SHKODER

Për vrasjen e Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit natën e 6 korrikut në Shkodër nuk ka asnjë të dyshuar. Nuk dihet ende asnjë motiv pse u krye vrasja dhe nuk ka asnjë provë domethënëse që mund të çojë tek ekzekutorët. Kjo do të mjaftonte në një vend normal që Ministri i Brendshëm të dorëzonte çelësat dhe të merrej me një punë, për të cilën të ishte i aftë. Eleminimi i çiftit ishte punë profesionistësh. Vrasësi tregoi mëshirë dhe nuk qëlloi mbi djalin e tyre 1 vjeç. Fëmija u gjet 5 orë më vonë në prehërin e nënës së pajetë.

VRASJA E KEJSI HYSES

Vrasja e Kejsi Hysës, një 34 vjecar nga Laci ishte tregues se ka disa qytete në Shqipëri, ku policia është inekzistente. Kejsi Hysa u vra në 3 korrik për një borxh me fajde që ia kishte dhënë disa miqve të tij, por vrasja mund të ishte shmangur nëse në Laç do të kishte shtet.

Kejsi Hysa ishte person në kërkim prej 3 vitesh për një vrasje në Sarandë. Megjithatë siç doli më vonë ai lëvizte i lirë, i pashqetësuar nga uniformat blu. Madje në mes të Laçit kishte bërë një sherr të zhurmshëm për paratë e dhëna borxh. Ngjarja tregoi se ky qytet është jashtë kontrollit të policisë dhe se ligjin, aty e bëjnë personat e shpallur në kërkim.

SHERRI ME ARME NE DHERMI

Natën e 7 korrikut, në klab Havana në Dhërmi të shtënat e armëve kanë tmerruar klientët në lokal. Persona të armatosur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe nxorrën armët duke qëlluar. Dëshmitarët e krahasuan me një akt terrorist. Pushuesit vrapuan duke lënë pas lokalin e shkatërruar. Policia arrestoi Emiljano Ninën për këtë ngjarje, person me precedent penalë. Pamjet që u panë në media për një nga zonat më të frekuentuara turistike ishin dëshmi e pasigurisë në lokalet e natës dhe paaftësisë së policisë për të mbajtur nën kontroll personat me precedentë penalë.

RASTI I RUSTEM BAJRIT

Safet Bajri nuk ishte personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse shkodrani konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri.

Mediat belge akuzuan ministrin e fiksuar me deportimet e të huajve, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Për plazhet e Velipojës thanë se kontrollohet nga 5 familje mafioze, njësoj si jugu i Italisë së dikurshme. Në Ministrinë tonë të Brendshme, tema si kjo e Safet Bajrit janë tabu.

SHPERTHIMET E TRITOLIT

Fiks në datën 1 korrik në derën e shtëpisë së një polici në Bubq shpërtheu një sasi tritoli. Kruja është shpallur prej kohësh kryeqyteti i tritolit dhe as policët nuk janë imunë nga rrezja e shpërthimit. Gjithsesi tritolet nuk munguan as në Tiranë. Veç rastit që u përmend më lart të Xhelal Dacit, një sasi tritoli shpërtheu në 20 korrik në dyqanin e një sipërmarrëseje të quajtur Drita Lulo.

TRAFIKU I DROGES

Guardia di Finanza vazhdon të bëjë goditje herë pas here ndaj trafikantëve të drogës nga Shqipëria në Itali. Një skaf i ngarkuar me 1 ton kanabis në Salento u kap në datën 7 korrik. Ai u pikas rastësisht në brigjet italiane, pasi maja e skafit qëndronte e zhytur në ujë, në mënyrë të pazakontë.

Në 16 korrik policia italiane sekuestroi një gomone tjetër me rreth 300 kilogram kanabis në brigjet e Barit. Një 26 vjeçar nga Brindisi u arrestua. Mediat italiane thanë se droga erdhi nga Shqipëria.

Raporti i Drejtorisë Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali shkroi se “importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”. Sipas raportit “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri”.

PRAP ELBASANI, PRAP ÇAPJAT

Në nisje të detyrës së tij si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u angazhua t’i japë fund njëherë e mirë luftës mes bandave në Elbasan. Madje Xhafaj përmendi me emra Çapjat dhe Çelat, dy familjet që sipas tij janë në konflikt. Këtë muaj, në datë 19 korrik, në Elbasan një makinë u dogj qëllimisht. Mjeti ishte në pronësi të Lavdimir Çapjes. Nuk ka asnjë arrestim për këtë ngjarje. As për histori të tjera më të vjetra nuk ka asnjë arrestim. Eshtë e qartë se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pajtuar me këtë qetësi të rreme që ka rënë në Elbasan. Për banorët e qytetit, kjo është një bombë me sahat. Shpërthimi i konfliktit është çështje kohe.

KLEMENT BALILI DHE PESHQIT E MEDHENJ, PAKENAQESI TE AMBASADORET

Ambasadorët, mbështetësit kryesorë të Fatmir Xhafajt në Shqipëri, prisnin më shumë nga Ministri i Brendshëm. Emri i Balilit vazhdon të rëndojë si dështim. “Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit” u shpreh Donald Lu gjatë një aktiviteti. “Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet t’i kapë” i tha ambasadori britanik, Duncan Norman, gjatë të njëjtit aktivitet.

Ngjarjet e renditura më lart janë ato më të rëndësishmet, lajmet me impaktin më të fortë publik, ndërkohë që gjatë muajit korrik janë të shumta aksidentet me vdekje, atentatet, sherret, grabitjet, vjedhjet e shtëpive etj.

Në këtë panoramë të këtyre 30 ditëve, nga Ministria e Brendshme ka ardhur vetëm një propozim dhe ky është: Gjobat për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit duhen dhjetëfishuar./ Lapsi.al

Etiketa: fatmir xhafajkrimetrendisiguria


Ju sugjerojmë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës
Aktualitet

Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës

28 Korrik, 2025 6:05 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

103 vjet marrëdhënie diplomatike, ambasada amerikane: Jemi krenarë

28 Korrik, 2025 5:09 pm
Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve
Aktualitet

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

28 Korrik, 2025 3:48 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

28 Korrik, 2025 3:27 pm
Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
Aktualitet

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

28 Korrik, 2025 3:16 pm
Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
Aktualitet

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

28 Korrik, 2025 2:59 pm
Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Aktualitet

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

28 Korrik, 2025 2:27 pm
Para
I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, sinoptikanët japin alarmin: Vrasësi i heshtur merr jetë njerëzish  

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, sinoptikanët japin alarmin: Vrasësi i heshtur merr jetë njerëzish  

Video/Superjahti i miliarderit rus mbërrin në Sarandë

Video/Superjahti i miliarderit rus mbërrin në Sarandë

E fundit/ Presidenti Ilir Meta nuk dekreton prishjen e Teatrit Kombëtar, ja arsyet që parashtroi

Ligji për teatrin/ Pas qëndrimeve të Veliajt dhe Ballës reagon presidenca: Lexoni me vëmendje arsyet e kthimit
















TE FUNDIT

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Korrik, 2025

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor...

Lexo më shumë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com