Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e fundit në rajon për investime në kërkim-zhvillim

2017/07/17 at 11:16 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria e fundit në rajon për investime në kërkim-zhvillim

Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s, shpenzimet për Kërkimin dhe Zhvillimin në Shqipëri përllogariten 0.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreth 37 milionë dollarë, më e ulëta në rajon. Nga këto rreth 19 milionë janë shpenzime të kryera nga qeveria dhe 17 milionë dollarë nga universitetet. Nuk ka të dhëna për shpenzimet që kryejnë bizneset në fushën e Kërkimit dhe Zhvillimit. Nga të dhënat e UNESCO-s, në Shqipëri ka rreth 157 kërkues për një milion banorë, nga të cilët 57% janë meshkuj dhe 44% femra.

Në rajon, nivelin më të lartë të shpenzimeve për Kërkimin dhe Zhvillimin e ka Serbia. Shpenzimet për Kërkimin dhe Zhvillimin janë sa 0.8% të PBB-së apo 757 milionë dollarë, ndërsa numri i kërkuesve përllogaritet rreth 1,830 për një milion banorë. Sipas të dhënave të publikuara, peshën më të madhe të bizneseve e kanë bizneset me rreth 224 milionë dollarë.

E dyta renditet Maqedonia, shpenzimet e së cilës për Kërkimin dhe Zhvillimin janë rreth 0.5% e PBB-së, apo 145 milionë dollarë. Maqedonia numëron rreth 838 kërkues për një milion banorë.

Ndërsa Mali i Zi dhe Bosnja, shpenzojnë për Kërkimin dhe Zhvillimin përkatësisht 0.4% dhe 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Numri i kërkuesve për një milion banorë është 673 në Malin e Zi dhe 266 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Europa Perëndimore dhe Azia, me shpenzimet më të larta

10 nga 15 vendet me shpenzimet më të larta në këtë fushë janë nga rajoni i Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut.

Vendi me shpenzimet më të larta në botë për Kërkimin dhe Zhvillimin, si dhe për numrin më të lartë të kërkuesve është Izraeli. Shpenzimet për Kërkimin dhe Zhvillimin në Izrael janë sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe vendi numëron 8,255 kërkues për një milion banorë. 84% e totalit të shpenzimeve kryhet nga sektori privat.

Rajoni i dytë me shpenzimet më të larta me Kërkim dhe Zhvillim është rajoni i Azisë dhe Paqësori, duke pasur në klasifikim 4 nga 15 vendet me shpenzime më të larta.

Në vend të dytë dhe të tretë në klasifikimin për shpenzimet më të larta në fushën e Kërkimit dhe Zhvillimit renditen dy vende aziatike, Koreja e Jugut dhe Japonia, ku shpenzimet janë përkatësisht sa 4.3 dhe 3.4% e PBB-së dhe mbi 75% e totalit të tyre kryen nga sektori privat.

Shpenzimet globale për Kërkim dhe Zhvillim kanë arritur shumën rekord prej 1.7 trilionë dollarësh. Por vetëm 10 vende mbulojnë 80% të tyre. Si pjesë e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), vendet kanë premtuar se do të rrisin shpenzimet publike dhe private për Kërkimin dhe Zhvillimin, si dhe numrin e kërkueseve deri në 2030-n.

Të dhënat më të fundit vijnë nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s, i cili po monitoron progresin botëror nëpërmjet objektivit kyç të SDG. Për të vlerësuar angazhimin e një vendi ndaj Kërkimit dhe Zhvillimit, duhet të shikojmë shpenzimet si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.

E përbashkëta e 15 vendeve të para për Kërkim dhe Zhvillim? Shpenzime të larta nga sektori i biznesit është faktori kyç për sukses.

Shumë vende po përpiqen që të stimulojnë investime më të mëdha si në sektorin publik, ashtu edhe në sektorin privat, duke vendosur objektiva kombëtare mbi shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Raportet e medias janë të mbushura me spekulime se kur Azia, e udhëhequr nga Kina, do të kapërcejë Amerikën e Veriut dhe Europën Perëndimore sa u përket shpenzimeve të R & D. Duke parë tendencat rajonale me kalimin e kohës, ne mund të gjurmojmë rritjen e lojtarëve në zhvillim, të cilët vazhdimisht po rrisin investimet dhe numrin e kërkuesve.

Raportimet e Medias janë të mbushura me spekulime se Azia, e udhëhequr kryesisht nga Kina, do të kalojë Amerikën e Veriut dhe Europën Perëndimore për sa u përket shpenzimeve mbi kërkimin dhe zhvillimin./Monitor

Etiketa: shqiperia kerkim zhvillim investime te dobeta

Ju sugjerojmë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
Para
Shokuese, lideri suprem i ISIS nuk ka vdekur

Shokuese, lideri suprem i ISIS nuk ka vdekur

Si abuzohet në jug me çmimet, kosovari e paguan shezllonin dy herë më shtrenjtë

Si abuzohet në jug me çmimet, kosovari e paguan shezllonin dy herë më shtrenjtë

Dalin fotot e para nga dasma përrallore e Miranda Kerr me miliarderin e njohur

Dalin fotot e para nga dasma përrallore e Miranda Kerr me miliarderin e njohur

TE FUNDIT

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
27 Maj, 2025

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën...

Lexo më shumë

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
27 Maj, 2025

Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka shkruar një faqeje në Facebook, që ofronte takime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com