Aktualitet

Shqipëria e 8-ta në Europë për shërbimet publike online, Rama: Është ulur korrupsioni



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 16/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, referuar një raporti të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin digjital, bën me dije se Shqipëria renditet në vendin e tetë në Europë dhe e 19-ta në botë për ofrimin e shërbimeve publike online.

Në një status në “Facebook”, Rama shkruan se me ofrimin e shërbimeve publike online është eleminuar radha nëpër sportele dhe se është ulur korrupsioni.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se kushdo që flet përçart për sulmin kibernetik të Iranit mbi Shqipërinë harron dy fakte: “Jemi sulmuar sepse jemi zhvilluar dhe sulmi ka dështuar pikërisht sepse është investuar si duhet”.

“Këto tabela janë nxjerrë nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysëm të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithëfarësoj.

Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës.

Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e #RevolucionitDigjital

*Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë me pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas