Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka publikuar pamje nga Sesioni i 71 i Komitetit Rajonal të OBSH për Europën, i cili drejtohet nga Shqipëria.
Sipas Ramës zgjedhja e Shqipërisë për drejtimin e Sesionit të 71 të Komitetit Rajonal të OBSH për Europën është vlerësim dhe njohje e përpjekjeve të vendit tonë për menaxhimin e situatës së pandemisë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të zgjedhjes së Shqipërisë për drejtimin e Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, si vlerësim dhe njohje e përpjekjeve tona për menaxhimin e situatës së pandemisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.