Tërmeti 5.8 ballë që tronditi Shqipërinë ditën e djeshme duke lënë disa persona të lënduar si dhe dëme të shumta materiale ka ngjallur panik te qytetarët.
Ndërkohë paniku shtohet edhe më shumë pasi në disa media qarkullon një lajm jo i vërtet, ku thuhet se Shqipëria do të tronditet nga një tërmet i fortë në orën 23:30.
Ky lajm i cili ka ngjallur panik te qytetarët ka bërë që shumë qytetarë të dalin jashtë banesave të tyre.
Po, ashtu lidhur më këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësuar këtë lajm të rremë, pasi tërmetet nuk mund të parashikohen se kur mund të godasin.
Në fakt, duhet theksuar se lajmi i cili qarkullon në disa media dhe rrjetet sociale nuk është i vërtet./ Opinion.al E.Xh.