Aktualitet

Shqipëria do marrë vaksinën ruse, miratohet marrëveshja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 13/04/21 |
Opi Nion

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar marrëveshja për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit “Sputnik V”.

Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtim të Shqipërisë, Insitutit të Shëndetit Publik dhe ‘Human Vaccine’ LLC, që është kompania që do të kryejë distribucionin për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 ‘Sputnik V’, të zhvilluar nga Insituti Kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë Rusi.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare./Opinion.al

 

Pas