Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike në Kupën e Botës 2026.
48 ekipe mësuan sot rrugëtimin për në Botërorin e vitit 2026, aty ku shanse kanë dhe Shqipëria me Kosovën gjithmonë nëse fillimisht do të kalojnë me sukses ndeshjet e Play Off në muajin mars. 12 grupe me 4 ekipe secili, deri më tani 42 ekipe e kanë siguruar biletën në Botëror, ndërsa për 6 biletat e tjera, gjithçka do të vendoset në përballjet e Play Off-it. Ekipi i Sylvinho-s duke qenë se ishte në vazon e katërt, në shortin e hedhur në Kenedy Center, është vënë përballë ekipeve që në letër kanë më shumë eksperiencë megjithatë kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të tentojnë deri në fund për surprizën.
Fillimisht Shqipëria duhet të kalojë me sukses Play Offin, aty ku do të përballet me Poloninë në Varshavë në 26 mars dhe nëse arrin të mundi polakët, në finale përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse kombëtarja shqiptare kalon Play Offin dhe do të marri një biletë historike në Botëror, atëherë vëmendja do të jetë në qershor në grupet e Kupës së Botës.
Në anën tjetër edhe Kosova do të luajë shanset e saj, nëse arrin të kalojë ndeshjet Play Off dhe merr një biletë historike në Botëror, atëherë në grupe goglat e kanë vënë përballë me kombëtare si Australia, Paraguaji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova në Play Off luan me Sllovakinë në gjysmëfinale ndërsa në finale, nëse fiton me ekipin sllovak, luan me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.
Ndeshjet gjysmëfinale të PlayOffit do të luhen në 26 mars dhe finalet në 31 mars. Nëse çdo gjë shkon me sukses për dy përfaqësueset shqiptare, atëherë ëndrra botërore nis në qershor me ndeshjet e grupeve.














