Aktualitet

Shqipëria/Asnjë kontroll për COVID në pikat kufitare tokësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 22/11/20 |
Opi Nion

Në pikat kufitare tokësore, autoritetet shqiptare nuk bëjnë asnjë kontroll të personave që futen në vend, nëse kanë ose jo simptoma të koronvairusit. Nga një vëzhgim që Televizioni Klan ka bërë në disa prej pikave kufitare, rezulton se në hyrje nuk ka as mjek për të matur temperaturën.

Në Muriqan dhe Han të Hotit, çdo person futet normalisht në vendin tonë, njëlloj si përpara pandemisë. Masa duket se autoritetet kanë marrë vetëm në portet e Durrësit dhe Vlorës, ku bëhet matja e temperaturës.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e vendeve në rajon kërkojnë rezultatin e tamponit për të kaluar kufirin, Shqipëria ende nuk ka vendosur masa sa u përket hyrjeve.

Greqia lejon të hyjnë nga Shqipëria vetëm ata persona që kanë leje qëndrimi ose pasaportë greke, shoqëruar me tamponin. Pas mbylljes së doganës së Kapshticës, në pikën e kalimit në Kakavijë mjekët grekë kryejnë edhe një test të shpejtë në kufi.

Mali i Zi gjithashtu nuk lejon kalimin pa tamponin negativ. Maqedonia pritet javës tjetër të miratojë rregullat e reja ku pritet të shihet nëse do të ketë shtrëngim të masave në kufi. Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet ku mund të lëvizësh normalisht, vetëm me matjen e temperaturës në disa raste.

Tv Klan

 

 

Pas