Tashmë e gjithë politika greke është bashkuar kundër Shqipërisë. Sëfundmi edhe opozita, që drejtohet nga lideri Kiriakos Mitsotakis, po mban të njëjtin qëndrim me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Duke folur përpara mbështetësve të Demokracisë së Re, Mitsotakis ka përmendur edhe marrëdhëniet Athinë-Tiranë.
“Shqipëria ka hapur gjithë problemet e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë problemin çam që nuk ekziston”, u shpreh ai. Sipas liderit të opozitës greke është “e papranueshme shembja e shtëpive të minoritarve në Himarë”.
“Mbështetja për integrimin europian nuk mund të konsiderohet si një çek i bardhë”, nënvizoi Mitsotakis.
Ndërkohë, ditën e enjte Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, theksoi se elita e politikës shqiptare ka treguar qartë shenja nacionalizmi të tepruar.