Kryesore

Shqipëria anëtare në Këshillin e Sigurimit, reagon Rama: Lajm i mirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 11/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohëshme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se Shqipëria mori 175 vota nga 117 që ishin të nevojshme. Shqipëria do të jetë anëtare në Këshillin e Sigurimit në OKB nga viti 2022 deri në vitin 2023.

LAJM I MIRË. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023” shkruan Rama.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë.

Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami. Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

Pas