Shtatë ndeshje, katër fitore për çekët, dy për tanët (viti 1952) dhe një barazim. Këto janë bilancet e përballjeve mes Shqipërisë dhe Çekisë në historinë e futbollit mes dy vendeve.
Për t’u theksuar se pas vitit 1990, të dyja skuadrat janë ndeshur vetëm një herë. Një barazim ka Çekia, më 7 shtator 2023, po për Euro 2024. Përballja e radhës mes dy kombëtareve do jetë sot, duke nisur nga ora 20:45 në “Air Albania”.
Sfida e kthimit në grupin E të “Gjermani 2024” është e rëndësishme për kuqezinjtë kryesues, që me tri pikë do i afroheshin objektivit kualifikim. Vlen të theksohet se skuadrat janë ndeshur pesë herë mes tyre në kohën që Çekia ishte së bashku me Sllovakinë, pra kur Çekosllovakia ende ishte në jetë para viteve 1990.
Precedentët e përballjeve Shqipëri – Çeki:
17.9.1950 Çekosllovaki 3-0 Shqipëri (miqësore)
29.11.1952 Shqipëri 3-2 Çekosllovaki (miqësore)
07.12.1952 Shqipëri 2-1 Çekosllovaki (miqësore)
01.05.1991 Shqipëri 0-2 Çekosllovaki (kualifikuese Europian)
16.10.1991 Çekosllovaki 2-1 Shqipëri (kualifikuese Europian)
08.06.2021 Çeki 3-1 Shqipëri (miqësore)
07.09.2023 Çeki 1-1 Shqipëri (Euro 2024, grupi E)