Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s.
Përmes një postimi në rrjete sociale për 15 vjetorin e anëtarësimin në NATO, Hasani tha se vendi ynë qëndron me krenari me aleatët e saj për të mbështetur vlerat tona të përbashkëta dhe për të përqafuar paqen.
“Pesëmbëdhjetë vjet në NATO. Një rrugëtim i përkushtimit, solidaritetit dhe mbrojtjes kolektive. Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i #NATO-s , duke qëndruar me krenari me aleatët e saj për të mbështetur vlerat tona të përbashkëta dhe për të përqafuar paqen”, shkruan Hasani./Opinion.al