Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit

2024/04/07 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit

Në Shqipëri agroturizimi është një fushë që po merr zhvillim gjatë viteve të fundit. Në mjaft zona të vendit janë ndërtuar bujtina, 70% e të cilave sipas autoriteteve zyrtare drejtohen nga gra. Një prej tyre, është Anila Çollaku e cila administron një bujtinë në zonën e Tepelenës.


Në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës, ajo thotë se i ruan traditat me fanatizëm dhe se pasionin e saj e ndihmon dhe natyra përreth, me lumenj e male të cilët tërheqin turistë nga vende të ndryshme të botës.

Në afërsi të Tepelenës një hapësirë agroturizmi prej 20 mijë metrash katrorë, është një kënd i veçantë frymëmarrje mes natyrës, që mban emrin e veçantë të shkrimtarit anglez të periudhës së romantizmit, dhe dashamirësit të shqiptarëve, Lord Bajronit. E rrethuar nga dy lumenj, nga ai i Vjosës dhe Bënçës, kjo Bujtinë, e mban ndezur motorrin e forcës nga dora e një gruaje si Anila Çollaku. Një rrugëtim në tokën e të parëve e nisur prej nënës së saj, Besa.

“ Është heroina ime, është ajo që e ndërtoi në ato fillime. Dhe unë e dua punën që bëj sot, sepse në çdo hap shoh energjinë dhe sakrificën e saj”– thotë Anila Çollaku, administratore e bujtinës “Lord Bajron”.

Filloi ashtu mes një natyre të egër, dhe prej duarve dhe pasionit të tyre u rrit nga pak çdo ditë.

“Para 32 vitesh kur erdhëm këtu, nuk do ta harroj kurrë, që për të hyrë në këtë tokë, që është 20 mijë metra katrorë, duhet të shtynim ferrat me duar, me shkopinj që të shihnim se ku do ta ndërtonim të ardhmen tonë. Dhe pikërisht në këtë vend prindërit e mi ndërtuan një çadër dhe për shumë vite jetuan aty derisa ngritën shtëpizën e parë”– shprehet Anila.

Jeta e Anilës rrodhi në një drejtim tjetër dhe restoranti modest buzë rrugës nacionale u mbajt në këmbë me shumë mundim nga prindërit e saj Bashkim dhe Besa Pataj, e cila është ndarë nga jeta 5 vjet më parë. Anila bashkë më bashkëshortin, Gjinin, një profesionist i fushës së gastronomisë, në vitin 2014, e braktisën kryeqytetin ku kishin ndërtuar jetën e tyre, për t’u vendosur këtu dhe për t’i dhënë një hov të ri biznesit familjar, i cili thuajse ishte rrënuar.

“ Nuk ishte e lehtë dhe për ne, mosha e prindërve të mi, mamaja e sëmurë, aktiviteti kishte disa vite që nuk funksiononte. Dhe ne nuk e kishim për momentin mundësinë e një financimi për të rifilluar aktivitetin dhe me shumë sakrifica dhe vështirësi e kemi filluar, duke hapur një dhomë hoteli, duke e kthyer në restorant me 4 tavolina. U regjistruam në platformën e “Booking” filluam të tërheqim vizitorët e parë me ato 4 tavolina, sepse ajo që i tërhiqte turistët ishte pikërisht ajo që ne bënim, turizmi familjar”– vijon Anila Çollaku.

Anila është nënë e 4 fëmijëve, ndaj dhe vendimi për t’u zhvendosur në një zonë rurale rreth 200 km larg Tiranës ishte i vështirë. Jeta do ndryshonte për gjithë familjen tërësisht. Dy djemtë e mëdhenj ishin në Francë, ndërsa morën me vete dy tjerët më të vegjël, djalin 4 dhe vajzën 1 vjeçe.

“Ndonjëherë gjërat e kalojnë atë kufirin monetar, kanë pasionin brenda, pasionin për punën, dashurinë për tokën për bujqësinë për natyrën”– rrëfen ajo.

Anila ndoqi pasionin dhe bashkëshorti ishte një shtysë e fortë për këtë vendim. Dhe duket se fati u buzëqeshi falë punës së pareshtur. Ngritën pak nga pak, një agroturizëm, fermën, me 400 rrënjë ullinj dhe 300 agrume, si dhe bujtinën me 9 dhoma. Në bashkëpunim edhe me fermerë të zonës sot prodhojnë në mënyrë artizanale disa produkte si çajra bimorë, reçel apo salca me bimë jeshile të kopshtit përqark.

“Një nga aktivitetet e fermës tonë është ajo që quhet “ferma edukative”. Mbledhim lakra të egra në kopësht, bëjmë petë i pjekim në saç dhe bëjmë byrek. Përveç kësaj i bëjmë dhe salca të ndryshme që i gatuajmë me mishin e vendit”– tregon Anila.

Bujtina “Lord Barjon”, mirëpret kryesisht turistë të huaj, nga Gjermania, Franca, Hollanda dhe më pak nga Amerika dhe Kandaja. Anila dhe Gjini e masin punën e tyre duke gjurmuar me vëmendje netët e qëndrimit të tyre dhe rikthimet. Natyra përreth u jep gjithashtu një mbështetje të fortë.

“Rrethohemi nga 4 lumenj, nga male të larta. Ka aktivitete pa fund, prandaj dhe turistët rrinë gjatë. Mund të bëjnë hiking, rafting. Një pjesë tjetër bën dhe plazh në lumë. Janë të lidhur shumë dhe me pjesën agroturistike”– thotë Anila Çollaku.

Anila di ta veshë natyrën me etnografinë dhe historinë e zonës. Në hyrje ka ndërtuar një kënd muzeal, me veshje popullore 200 vjeçare të krahinës.

“Një nga veshjet është ajo e “Lord Bajronit”. Shalli është punuar me mëndafsh, 100% sipas origjinalit nga një familje shkodrane. Veshjet e tjera janë të Ali Pashës dhe ato të djalit dhe vajzës nga zona e Dërvenit”– tregon ajo.

Anila Çollaku, gruaja prej nga buron energjia që mban ndezur zjarrin në këtë bujtinë, përpiqet të ushqejë te fëmijët dashurinë për traditën dhe rrënjët e tyre. Pasioni i saj është kultivuar te fëmijët dhe dy prej tyre Arbëri dhe Xhovani mbajnë një peshë të rëndësishme në mbarëvajtjen e punëve. Ndërsa vajza Ëmbla, e cila ka mësuar të ecë në këtë tokë, e kredhur në veshjen popullore të zonës sillet rreth Anilës, si dikur Anila rreth nënës së saj Besa.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për prindin kur fëmilja të ndjek. Unë ndoqa nënën time, ndoqa pasionin, energjinë e saj dhe bëra shumë mirë. Këtë do doja dhe për fëmijët e mi”– thotë Anila.

Prej më shumë së 30 vite më parë, atëherë një nxënëse gjimnazi, Anila gjente paqe në vargjet e poemës së Lord Bajronit, Çajld Haroldi pa e ditur se kjo paqe do i shfaqej mes këtyre viseve të bukura shumë vite me pas.

“Shumë njerëz na pyesin për emrin në fakt, përse e keni vënë “Lord Bajron”. Faktikisht kronologjia e ngjarjeve ka funksionuar çuditshëm. Më thërrisnin Anila e Lord Bajronit në gjimnaz. Recitoja gjithmonë pjesë nga poema “Çajld Harold” e Bajronit dhe sot pas kaq vitesh më thërrasin Anila e “Lord Bajronit”. Unë nuk di se si kanë rrjedhur ngjarjet por janë lidhur kaq këndshëm me njëra tjetrën”– rrëfen Anila Çollaku, administratoree bujtinës “ Lord Bajron” në Tepelenë.

Ecën e sigurt sot Anila në një rrugëtim edhe pse jo të lehtë dhe shpeshherë shumë të mundishëm, sepse pasioni është ajo karroja që tërheq punën e saj./ VOA

 



Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë

Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë

Zbulohet algoritmi spitalor që vononte transplantimet për afrikano-amerikanët

Zbulohet algoritmi spitalor që vononte transplantimet për afrikano-amerikanët

Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën

Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën
















TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com